Flash News

Bota

E para afrikano-amerikane zv. Presidente e SHBA-ve, Harris mban fjalimin e fitores: Jam Gruaja e parë, por jo e fundit në Shtëpinë e Bardhë

E para afrikano-amerikane zv. Presidente e SHBA-ve, Harris mban fjalimin e
Kamala Harris

Kamala Harris ka bërë histori si gruaja e parë që zgjidhet zëvendës-presidente në historinë e SHBA. Fitorja e zgjedhjeve Pensilvani nga Joe Biden, e çoi votën e kolegjit elektoral të tij në 284, duke tejkaluar 270 të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Në një deklaratë për mediat pas fitores, Kamala Harris u shpreh se: "Këto zgjedhje janë shumë më tepër sesa Joe Biden ose unë. Bëhet fjalë për shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë para nesh. Le të fillojmë." 

Mirëpo, Harris po ashtu do të jetë edhe nënkryetarja e parë me ngjyrë dhe e para afrikano-amerikane kur të marrë detyrën. Ajo ka qenë një ‘kontribut’ i madh për fushatën e Biden, ndërsa SHBA prej një viti ka qenë e shoqëruar nga protesta të shumta racore.

Në fjalën e saj, Harris nuk harroi të falënderojë nënën e saj të ndjerë, një emigrante indiane në SHBA dhe brezave të tjerë të grave të zeza, aziatike, të bardha, Latine dhe vendase që krijuan rrugën për të arritur në këtë moment.

"Unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, por nuk do të jem e fundit", shtoi ajo.

Duke reflektuar në lidhje me fushatën elektorale, ajo u tha zgjedhësve se në këtë kohë Amerika, qytetarët kishin fituar.

"Në fletët e votimit në këto zgjedhje ishte vetëdemokracia, vetë shpirti i Amerikës  ishte në rrezik dhe ju i dhatë një fillim të ri Amerikës. Ju zgjodhët shpresën dhe unitetin, mirësjelljen, shkencën dhe po të vërtetën - zgjodhët Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Dhe rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, por Amerika është gati, dhe po kështu jemi edhe unë dhe Joe“.

Në fjalët e saj të hapjes, Harris me një veshje të bardhë që simbolizon të drejtën e votës së grave në Amerikë. Harris nisi karrierën e saj si Kryeprokurore, e para me ngjyrë sërish në historinë e vendit. 

Të fundit