Flash News

Bota

Ekspertët: Covid-19 mund të bëhet sëmundje sezonale si gripi

Ekspertët: Covid-19 mund të bëhet sëmundje sezonale si gripi
Foto ilustruese

Teksa miliona njerëz në të gjithë botën shpresojnë që pandemia Covid-19 të zhduket përgjithmonë me masat e marra por edhe me vaksinën, ekspertët paralajmërojnë të kundërtën.

Sipas tyre, Covid-19 do të qendrojë përgjithmonë mes njerëzve, por jo si një sëmundje vdekjeprurëse, raportojnë mediat e huaja. Dr. John Brownstein, shefi i inovacionit në Spitalin e Fëmijëve të Bostonis tha se “Koronavirusi do të qëndroj këtu. Zhdukja e këtij koronavirusi të ri është e pamundur”, tha ai

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe dr. Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave dhe profesor i pediatrisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias.

“Nuk është e sigurt se do ta eleminojmë me të vërtetë këtë virus. Nuk është si fruthi, ku merret vaksina si imunitet sterilizues gjatë gjithë jetës. Përfundimisht, do të shkaktojë më pak vdekje sesa gripi”, tha ai.

 “Unë mendoj se do të bëhet sezonale. Të gjitha infeksionet virale akute të frymëmarrjes janë“, shtoi Sarah Cobey, një epidemiologe dhe biologe evolucionare në Universitetin e Çikagos.

“Nëse ky koronavirus bëhet endemik, varet shumë nga sjellja jonë“, tha Stephen S. Morse, profesor i epidemiologjisë në Universitetin Columbia.

“Në fillim, kur virusi ishte shumë më i kufizuar në shpërndarje, mund të ketë qenë e mundur të ndalohej pandemia … nëse bota do të kishte vepruar më herët në një mënyrë të koordinuar”, shtoi ai.

Të fundit