Flash News

Bota

Eksporti i drithërave nga Ukraina, OKB fillon bisedimet me Rusinë

Eksporti i drithërave nga Ukraina, OKB fillon bisedimet me Rusinë

Bisedimet midis një delegacioni rus dhe zyrtarëve të lartë të OKB-së për të adresuar ankesat e Moskës në lidhje eksportin e drithërave kanë filluar në Gjenevë, tha një zëdhënës i OKB-së.

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths, i cili kryeson bisedimet për eksportet e Ukrainës dhe zyrtarja e lartë e tregtisë e OKB-së, Rebeca Grynspan po takojnë zëvendësministrin e jashtëm të Rusisë Sergei Vershinin.

“Ky diskutim, shpresohet se do të çojë përpara përparimin e bërë në lehtësimin e eksportit të papenguar të ushqimit dhe plehrave me origjinë nga Federata Ruse në tregjet globale,” tha Alessandra Vellucci, zëdhënëse e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Negociatat vijnë vetëm tetë ditë përpara se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik të rinovohet. Marrëveshja ka ndihmuar në shmangien e një krize globale ushqimore duke lejuar eksportin e ushqimit dhe plehrave nga disa nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit