Flash News

Bota

Emetimi i gazrave serrë, Evropa do të humbasë objektivin e saj për klimën

Emetimi i gazrave serrë, Evropa do të humbasë objektivin e saj

Evropa do të humbasë objektivin kryesor klimatik për uljen e emetimeve të gazrave serrë me më shumë se 20 vjet, nëse nuk rrit ritmin e masave të tranzicionit të energjisë dhe përmirëson qeverisjen, tha një studim që përfshin ndërmarrjen më të madhe të Evropës, Enel.

Me ritmin aktual, Evropa do të arrijë vetëm objektivin e saj të vitit 2030 për një reduktim prej 55 përqind të gazrave serë në 2051, tha një studim nga Fondacioni Enel dhe Shtëpia Evropiane-Ambrosetti.

Në korrik, Brukseli nxorri një sërë masash ambicioze në paketën e tij ‘Fit for 55’ që synonte vënien e Bashkimit Evropian në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e vitit 2030 për reduktimin e emetimeve me 55 për qind nga nivelet e 1990.

Studimi bëri me dije se investimet prej rreth 3.6 trilionë eurosh ishin të nevojshëme në të gjithë bllokun për të arritur objektivat 2030, me një ndikim potencial kumulativ në rritjen ekonomike të BE -së prej më shumë se 8 trilionë euro.

Por paralajmëroi që BE -ja duhet të rrisë përpjekjet e saj për të realizuar këtë objektiv. Për të përshpejtuar procesin, studimi bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë midis shteteve anëtare në tranzicionin e energjisë, duke miratuar një qasje rajonale për të ndihmuar në nxitjen e integrimit të tregut.

Të fundit