Flash News

Bota

Emmanuel Macron betohet për mandatin e dytë si president i Francës

Emmanuel Macron betohet për mandatin e dytë si president i

Emmanuel Macron është betuar për mandatin e tij të dytë si president i Francës në një ceremoni në Pallatin Elyseee.

Macron fitoi 58.5 për qind të votave në raundin e dytë në prill kundër Marine Le Pen e ekstremit të djathtë, pavarësisht kundërshtimit të fortë ndaj politikave të tij pro-biznesit dhe një propozimi për të rritur moshën e daljes në pension, raporton Al Jazeera.

Në një fjalim të shkurtër të shtunën, ai foli për nevojën për të inovuar në një kohë sfidash të paprecedentë për botën dhe Francën, dhe tha se mandati i tij i dytë do të ishte "i ri" dhe jo thjesht një vazhdim i të parit.

"Ne duhet të shpikim një metodë të re së bashku, larg traditave dhe rutinave të lodhura, me të cilat mund të ndërtojmë një kontratë të re produktive, sociale dhe ekologjike," tha ai.

Mes 500 të ftuarve të pranishëm ishin ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, ish-kryeministrat Edouard Philippe, Manuel Valls, Alain Juppe dhe Jean-Pierre Raffarin, si dhe liderë fetarë dhe figura të tjera shtetërore.

Macron përballet me një axhendë të frikshme për zbatimin e reformave që ai premtoi kur erdhi në pushtet si presidenti më i ri i Francës në vitin 2017, si dhe përballja me luftën ruse në Ukrainë.

Të fundit