Flash News

Bota

Erdogan: Vramë sot udhëheqësin e lartë kurd

Erdogan: Vramë sot udhëheqësin e lartë kurd

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka njoftuar sot se një anëtar i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ishte vrarë në një operacion të inteligjencës turke në Irak.

Udhëheqësi ushtarak kurd, i njohur dhe si "Doktor Huseini", Salman Bozkir ishte në krye të PKK në Mahmur, një kamp refugjatësh kurdë në Irakun verior.

Përmes një postimi në profilin e tij në Tëitter, Erdogan është shprehur se nuk do të lejohet që kjo organizatë të përdorë Mahmur si një inkubator të terrorizmit.

Postimi i presidentit turk:

“Të gjithë terroristët do të kenë të njëjtin fund,” paralajmëroi shefi i komunikimit i presidencës turke, Fahrettin Altun, përcjell abcneës.al.

Kampi Mahmur, i ngritur nga OKB në vitet 1990 për të strehuar kurdët turq, u bombardua të shtunën nga një avion turk pa pilot. Një ligjvënës kurd nga kampi i tha AFP se tre civilë ishin vrarë në bombardime.

Ankaraja shpesh akuzon PKK për marrjen nën kontroll të kampit, 250 km në jug të kufirit turk. Turqia gjithashtu pretendon se Iraku mbetet joaktiv dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë luftë në tokën irakiane kundër PKK. Më herët javën e kaluar, Erdogan paralajmëroi se “nëse Kombet e Bashkuara nuk e pastrojnë këtë zonë (përfshirë kampin Mahmur), atëherë ne do të marrim përsipër”.

Të fundit