Flash News

Bota

Estonia shpall Rusinë ‘regjim terrorist’

Estonia shpall Rusinë ‘regjim terrorist’

Estonia ka shpallur Rusinë ‘regjim terrorist’. Deklarata u miratua me 88 vota pro në legjislaturën 101-vendëshe të vendit.

Ligjvënësit estonezë dënuan të martën aneksimin e territorit ukrainas nga Moska dhe e shpallën Rusinë një "regjim terrorist". Dhjetë deputetë munguan dhe tre abstenuan.

Parlamenti “deklaron Rusinë një regjim terrorist dhe Federatën Ruse një vend që mbështet terrorizmin”, thuhet në deklaratë.

“Regjimi Putin, me kërcënimet e tij për sulm bërthamor, e ka kthyer Rusinë në rrezikun më të madh për paqen si në Evropë ashtu edhe në të gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vjen pas thirrjeve të përsëritura nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Të fundit