Flash News

Bota

Sulmet intensive në Mariupol dhe Luhansk, sot hapen 10 korridore humanitare

Sulmet intensive në Mariupol dhe Luhansk, sot hapen 10 korridore humanitare

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk njoftoi se 10 korridore evakuimi do të hapen ditën e sotme. Përmes tyre synohet të bëhet evakuuimi i civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit dhe nga rajoni i Luhanskut.

Këto zona kanë qenë në shënjestër të sulmeve intensive ruse. Moska ka zhvendosur trupat e saj drejt lindjes, ndërsa në pjesën veriore të Ukrainës, nuk ka forca ruse.

Korridoret janë:

Në rajonin lindor të Donetskut, do të hapet një korridor evakuimi nga Mariupol në Zaporizhzhia për ata që mund të përdorin transportin personal.

Në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, korridoret janë vendosur të hapen nga Berdiansk, Tokmak, Melitopol dhe Enerhodar.

Dhe në Luhansk, korridoret e evakuimit janë vendosur të hapen nga Severodonetsk, Lysychansk, Popasna, Hirske dhe Rubizhne në Bakhmut.

 

Të fundit