Flash News

Bota

Sulme intensive, rusët refuzojnë evakuuimin e civilëve në Mariupol

Sulme intensive, rusët refuzojnë evakuuimin e civilëve në

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se sot nuk ishte dakodësuar hapja e asnjë rrugë evakuimi për civilët, mes paralajmërimeve nga zyrtarët ukrainas se një betejë e madhe për rajonin e Donbasit kishte filluar.

“Vazhdon sulmet intensive në Donbas”, tha Vereshchuk në një deklaratë.

Rusët kishin refuzuar të hapnin një rrugë evakuimi për civilët në qytetin e rrethuar të Mariupolit për t'u nisur për në qytetin port të Berdyansk, tha Vereshchuk, ndërsa bisedimet për rrugët e tjera ishin në vazhdim.

"Ne vazhdojmë negociatat e vështira për hapjen e korridoreve humanitare në rajonet Kherson dhe Kharkiv," shtoi Vereshchuk.

Gjatë fundjavës, ministria ruse e Mbrojtjes vendosi kushtet për dorëzimin e ushtarëve të mbetur ukrainas në Mariupol, një ultimatum i refuzuar nga zyrtarët në qytet.

Të fundit