Flash News

Bota

Sulm me thikë në Kanada/ 10 viktima dhe 15 të plagosur, dyshimet e autoriteteve

Sulm me thikë në Kanada/ 10 viktima dhe 15 të plagosur, dyshimet

Një sulm me thikë la pas 10 viktima dhe 15 të plagosur në Kanada. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një komunitet indigjen në Saskatchewan, që ndodhet pranë një zonë ku janë regjistruar vrasjet më masive në historinë e vendit.

Policia kanadeze po vazhdon kërkimet për dy persona, të cilët dyshohet se janë autorët e sulmit. Ata u identifikuan si Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sanderson, 30 vjeç.

Policia tha se një automjet që raportohet se brenda të cilit ishin dy të dyshuarit ishte parë në Regina, rreth 335 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Kreu i Federatës së Kombeve Sovrane Indigjene dha një deklaratë, ku hodhi dyshime se ngjarja mund të kishte lidhje me trafikun e drogës.

Burimi: Euronews

Të fundit