Flash News

Bota

Sulmet ndaj Palestinës/ Erdogan bisedë telefonike me Papa Françeskun: Duhen sanksione ndaj Izraelit

Sulmet ndaj Palestinës/ Erdogan bisedë telefonike me Papa
Recep Tayyip Erdogan me Papa Françeskun

Ndërsa sulmet mes Izraelit dhe Palestinës kanë hyrë në ditën e shtatë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një  bisedë telefonike me Papa Françeskun, ku ka theksuar se komuniteti  ndërkombëtar duhet të ndërmarrë hapa konkretë kundër Izraelit, raporton AA.

Presidenti turk tha se palestinezët do të vazhdojnë të masakrohen për sa kohë që komuniteti ndërkombëtar nuk ndëshkon me sanksionet e nevojshme Izraelin që kryen këto sulme.

"Mesazhet dhe reagimet që do të bëjë Papa Françesku për këtë çështje janë shumë të rëndësishme nga pikëpamja për të kaluar në veprim botën e krishterë dhe komunitetin ndërkombëtar", tha Erdogan.

Ky i fundit theksoi se duhet të ndërpriten sa më parë "praktikat çnjerëzore" të Izraelit. Numri i viktimave nga sulmet është rreth 200, ndërsa qindra të tjerë janë të plagosur.

Të fundit