Flash News

Bota

Sulmet në Europë, BE: Të vendosur për të luftuar terrorizmin

Sulmet në Europë, BE: Të vendosur për të luftuar

Bashkimi Europian është i vendosur për të forcuar sigurinë e kufijve të jashtëm të Bllokut dhe miratimin sa më shpejt të legjislacionit europian për heqjen në kohë të “përmbajtjes terroriste” nga interneti.

“Ne ripohojmë vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të luftuar këtë terror barbar në një mënyrë gjithëpërfshirëse, me të gjitha mjetet në dispozicionin tonë”, thanë ministrat e brendshëm të BE-së.

Kjo lëvizje vjen pas sulmeve në Francë dhe Austri. Pak ditë më parë në Francë u zhvillua një minisamiti evropian, që synonte një përgjigje të shpejtë të koordinuar nga BE-ja për të rritur luftën kundër terrorizmit.

Të fundit