Flash News

Bota

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

Europa është mbërthyer nga një mot i përkeqësuar me përmbytje nga intensiteti i reshjeve të shiut dhe dëborë në shumë vende të tjerë.

Pritet që në Spanjë, Madrid, të ketë më shumë borë pas Stuhisë Filomena. Kujtojmë se Spanja është përballur me një stuhi bore që nuk është parë prej vitesh në këtë vend.

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

Por jo vetëm Spanja, Lindja e Europës pritet të përballet me një dimër të acartë dhe me më shumë reshje bore gjatë ditëve të ardhshme.

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

Fawkes tha për BBC: “Ne sapo kemi parë dëborën më të madhe për dekada për një pjesë të mëdha të Spanjës falë stuhisë Filomena”.

Ai theksoi gjithashtu se do të ketë reshje të mëdha dëbore edhe në zonat e Ballkanit.

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

“Dëborë nga 10-20 cm do të bien nëpër pjesë të Kroacisë, Bosnjës në Kosovë, Serbi dhe zonat veriore të Bullgarisë. Bora mund të shkaktojë ndërprerje të transportit për këto zona”, thotë ai.

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

Por ndërkohë Europa po përballet me një mot të paqëndrueshëm,  fqinji ynë juglindor po përjeton temperatura mbi normalet për periudhën e janarit në të paktën 50 vjet.

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

Greqia, sipas shërbimit meteorologjik vendas, pritet të jetë në mesin e vendeve të Mesdheut qendror e lindor që gjatë fundjavës mund të përjetojnë një mot të pazakontë të ngrohtë.

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

Shumë njerëz kanë shkuar në plazhet e Atikës që nga mëngjesi i kësaj të diele dhe të tjerë kanë dalë për shëtitje.

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

Familjet morën fëmijët e tyre dhe biçikletat dhe dolën për të shijuar motin e mirë.

Europa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazhEuropa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazhEuropa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazhEuropa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazhEuropa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazhEuropa "e mbërthyer" nga acari, në Greqi bëhet plazh

Të fundit