Flash News
Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit; kryeson Tirana
"Jo procedurës së përshpejtuar", Bardhi: Nuk votojmë marrëveshjen me SHBA pa u njohur me tekstin
Hetimet për Ballukun nuk mbyllen, SPAK shtyn afatin edhe me 3 muaj
Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
Domate, vezë dhe speca, “arsenali” i protestuesve për deputetët para Kuvendit
Evropa Perëndimore nën pushtetin e ujit, si arriti Holanda të menaxhojë përmbytjet katastrofike
Vendet e Evropë Perëndimore është përfshirë nga një përmbytje katastrofike prej ditësh, ku ndër vendet më të dëmtuara janë Gjermania dhe Belgjika. Deri tani në Gjermani kanë mbetur të vdekur si pasojë e përmbytjeve 195 persona dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Sipas CNN, Evropa ka një sistem paralajmërues ndaj katastrofave natyrore dhe vetëm disa ditë më parë, Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave të Kopernikut dërgoi më shumë se 25 paralajmërime për disa rajone të veçanta pranë pellgjeve të lumit Rhine dhe Maas, lidhur me disa përmbytje të mundshme. Por duket se pak nga këto paralajmërime të hershme kanë mbërritur te banorët.
Autoritetet po ngrenë pyetje nëse funksionon zinxhiri i komunikimit nga niveli i Evropës Qendrore me disa rajone të tjera. "Kishte qartë një prishje serioze në komunikim, e cila në disa raste ka kushtuar tragjikisht jetën e njerëzve," tha Jeff Da Costa, një studiues i doktoratës në hidrometeorologji në Universitetin e Reading në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndryshe ka ndodhur me Holandën. Pikërisht përtej kufijve të saj me zonat e shkatërruara nga përmbytjet e Gjermanisë dhe Belgjikës, pamja është krejtësisht e ndryshme. Holanda gjithashtu përjetoi reshje ekstreme të shiut - megjithëse jo aq të mëdha sa ato në Gjermani dhe Belgjikë - dhe nuk ka shpëtuar padëmtuar. Por qytetet e saj nuk janë zhytur plotësisht dhe asnjë person i vetëm nuk ka vdekur. Zyrtarët ishin më të përgatitur dhe ishin në gjendje të komunikonin me njerëzit shpejt.
Profesori Jeroen Aerts, shef i departamentit të rrezikut të ujit dhe klimës në Universitetin Vrije në Amsterdam, ka thënë për CNN se "ne e pamë më mirën valën duke ardhur dhe ku po shkonte."
Holanda ka një histori të gjatë të menaxhimit të ujit dhe suksesi i tyre përballë kësaj katastrofe mund t'i ofrojë botës një plan si të trajtojë përmbytjet, veçanërisht pasi ndryshimi i klimës pritet t'i bëjë më të zakonshme rastet e tilla ekstreme të shiut.