Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Evropa tenton ta kthejë momentumin për Ukrainën pas një jave plot tension në diplomaci

Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të saj evropiane për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për figurën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Një takim në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dy ditë më parë shtoi rëndësinë e bisedimeve të 2 marsit, të organizuara nga kryeministri britanik, Keir Starmer. Takimi përfshiu dhjetëra liderë evropianë, përfshirë presidentin ukrainas.
Të pranishëm ishin edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Në konferencë nuk mori pjesë ndonjë përfaqësues i SHBA-së, megjithëse Starmer deklaroi përpara samitit se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Ukraina, “dhe ndoshta një ose dy të tjerë”, do të punonin për një plan paqeje që do ta diskutonin me Uashingtonin.
Nëse kishte dyshime më parë, tashmë do të jetë më e qartë se kurrë për Zelenskyn se vendi i tij gëzon një mbështetje të madhe morale në kontinentin evropian.
Si Starmer ashtu edhe presidenti francez Macron, gjatë vizitave të tyre përkatëse në Shtëpinë e Bardhë më 27 dhe 24 shkurt, i kërkuan Trumpit të mos e braktiste Ukrainën dhe të mbante një qëndrim të fortë ndaj Rusisë, ndërsa vlerësuan planet e presidentit amerikan për një paqe të shpejtë për t'i dhënë fund luftës trevjeçare.
Vizita e Macronit përkoi me përvjetorin e tretë të pushtimit, kur Shtetet e Bashkuara tronditën opinionin botëror duke iu bashkuar Rusisë në votën kundër një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënonte agresionin e Moskës kundër Ukrainës.
Dhe pasi vizita e vetë Zelenskyt në Uashington më 28 shkurt u ndërpre para kohe pas përplasjes me Trumpin dhe nënpresidentin amerikan, JD Vance, ai mori shumë mesazhe solidariteti nga Evropa.
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se “bota e lirë ka nevojë për një lider të ri”, në një kritikë të nënkuptuar ndaj Trumpit, ndërsa Von der Leyen i tha Zelenskyt: “Dinjteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas”, në një postim në X.
Nga Evropa do të ketë edhe ndihmë materiale, me Starmer dhe Zelenskyn që ranë dakord për një hua prej 2.26 miliardë paundësh për Ukrainën. Zelensky deklaroi se kjo do të kompensohet “duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”, pas një pritjeje të ngrohtë në Londër.
Por, a mund të jetë ndihma evropiane e mjaftueshme për të kompensuar një mungesë të mundshme financimi nga Shtetet e Bashkuara – kontribuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën – tani që marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit janë në pikën më të keqe të dekadës së fundit?
Kjo është pyetja që shqetëson vendimmarrësit në Evropë, pas përplasjes së ashpër mes Zelenskyt dhe Trumpit para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump e paraqiti veten si një “ndërmjetës” mes Moskës dhe Kievit, në vend të një aleati të palëkundur të këtij të fundit.
“Ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi”, tha Trumpi, gjatë një shkëmbimi të tensionuar që dukej se e la të shqetësuar ambasadoren e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova.
Më 2 mars, në përgjigje të kritikave se është afruar shumë me presidentin rus, Vladimir Putin, Trump postoi në rrjetin e tij social se amerikanët duhet të “kalojnë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin” dhe të fokusohen më shumë te “bandat e përdhunuesve emigrantë, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet e shëndetit mendor që hyjnë në vendin tonë – në mënyrë që të mos përfundojmë si Evropa!”
Nga ana e tij, Zelensky e karakterizoi Putinin si “një vrasës”, të cilit nuk mund t’i besohet për ta respektuar një marrëveshje armëpushimi pa garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të cilat Uashingtoni ende nuk i ka dhënë.
Presidenti ukrainas ka deklaruar se ende beson se marrëdhënia dypalëshe mund të shpëtohet, pavarësisht se përplasja duket se ka prishur për momentin një marrëveshje mes Kievit dhe Uashingtonit për mineralet e rëndësishme të Ukrainës dhe rindërtimin pas luftës.
Disa nga vendimmarrësit kryesorë në anën evropiane të Atlantikut kanë thënë se kjo duhet të ndodhë shpejt.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, tha se i kishte sugjeruar Zelenskyt që të riparonte marrëdhënien me Trump-in.
Zelensky u duk se po i afrohej pranimit të kësaj këshille, duke thënë më vonë në adresimin e tij të përnatshëm me video: “Sigurisht, ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara”.
“Nuk ka kaluar asnjë ditë pa ndier mirënjohje. Sepse kjo është një mirënjohje për ruajtjen e pavarësisë sonë: Qëndrueshmëria jonë në Ukrainë bazohet në atë që bëjnë partnerët tanë për ne dhe për sigurinë e tyre”, shtoi ai.
“Do të ketë diplomaci për paqen. Dhe do të ndodhë për hir të të gjithë neve që qëndrojmë bashkë – Ukraina, e gjithë Evropa dhe mbi të gjitha Amerika”, shtoi ai.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila gëzon marrëdhënie të mira me Trumpin, tha se shpresonte që vendi i saj të ishte “një urë” për të rregulluar marrëdhëniet Kiev-Uashington përpara samitit të Londrës, duke shtuar se ishte “shumë, shumë e rëndësishme” të shmangej një përçarje në koalicionin perëndimor.
Përtej Ukrainës, Evropa është e shqetësuar për të ardhmen e mbrojtjes evropiane në tërësi, me Trumpin që e ka cilësuar vazhdimisht aleancën e NATO-s si një barrë të tepërt për Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka kërkuar që anëtarët e saj të rrisin ndjeshëm shpenzimet ushtarake.
Por, përveç rritjes së shpenzimeve ushtarake ose përdorimit të fitimeve nga asetet e ngrira ruse, çfarë mund të bëjnë vendet evropiane për të forcuar mbrojtjen e tyre, që ekspertët e përshkruajnë si të pamjaftueshme pa mbështetjen e SHBA-së?
Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Londër, eksperti i Rusisë, Edward Lucas, detajoi planet për një “bankë të riarmatimit” që tashmë ka marrë mbështetje publike nga zyrtarë si kancelarja britanike, Rachel Reeves.
Lucas tha se një bankë e tillë do të modelohej sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), një institucion i financuar me kontribute kapitale nga shtetet anëtare, fillimisht për ta mbështetur ndërtimin e infrastrukturës në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe kalimin e saj në kapitalizmin e tregut në vitet 1990.
“Duhet t’i tregojmë Donald Trumpit se Evropa e ka seriozisht, dhe kjo është e rëndësishme për atë që ka mbetur nga kohezioni i aleancës. Duhet t’i tregojmë Putinit se jemi seriozë, dhe kjo është e rëndësishme për parandalimin. Dhe duhet t’u tregojmë ukrainasve se e kemi seriozisht në mbështetjen tonë për ta, në mënyrë që të mbajnë moralin lart”, tha Lucas./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38