Flash News

Bota

Facebook planifikon të punësojë 10 mijë punëtorë në BE

Facebook planifikon të punësojë 10 mijë punëtorë

Facebook po planifikon të punësojë 10.000 punëtorë në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme për të punuar në një platformë të re kompjuterike.

Mediet e huaja raportojnë se ata punëtorë me aftësi të larta do të ndihmojnë në ndërtimin e "metaverse", një nocion futuristik për lidhjen e njerëzve në internet që përfshin realitetin e shtuar dhe virtual.

“Metaverse ka potencialin për të ndihmuar në zhbllokimin e aksesit në mundësi të reja krijuese, sociale dhe ekonomike. Dhe evropianët do ta formojnë atë që në fillim,” tha gjiganti i teknologjisë në blogun e tij. “Ky investim është një votë besimi në fuqinë e industrisë evropiane të teknologjisë dhe potencialin e talenteve evropiane të teknologjisë.”

Drejtuesit e Facbook e kanë paralajmëruar ‘metavers-in’ si diçka shumë herë më të madhe që pas hedhjes në treg të internetit celular. Në një deklaratë të publikuar të dielën, kompania mbrojti qasjen e saj për të luftuar gjuhën e urrejtjes, në përgjigje të ish-punonjëses së tyre e cila hodhiakuza për përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve nga kompania.

 

Të fundit