Flash News

Bota

Çfarë do të thotë fitorja e Biden-it për Brexit dhe kryeministrin Johnson...

Çfarë do të thotë fitorja e Biden-it për Brexit dhe

Kryeministri Boris Johnson i Mbretërisë së Bashkuar është në fazat e fundit të përpjekjes për të negociuar një marrëveshje tregtare pas Brexit me Bashkimin Europian, një sfidë komplekse që sapo u bë më urgjente me humbjen e aleatit të tij dhe shokut ideologjik, Presidentit Trump.

Fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale mund të tensionojë më tej negociatat e Britanisë së Madhe me Brukselin. Më shumë dështime, pothuajse me siguri, do të jehonin keq në Irlandë. Biden, i cili flet shpesh dhe me dashuri për rrënjët e tij irlandeze, tashmë e ka paralajmëruar Johnson-in të mos bëjë asgjë në negociatat tregtare që mund të kërcënojnë paqen në Irlandën e Veriut.

Johnson është në gjendje të paqëndrueshme: Biden e pat kundërshtuar Brexit, nuk ka gjasa të ketë përparësi një marrëveshje tregtare me Londrën, dhe e ka përjashtuar një marrëveshje të tillë krejtësisht nëse Britania bën ndonjë gjë për të pakësuar barrierat mbrojtëse të Irlandës së Veriut që janë të parashikuara në marrëveshjen e tërheqjes . Johnson tani duhet të balancojë vendosmërinë e tij për të bërë presion në Bruksel me dëshirën për të mos e kundërshtuar Biden-in.

Citim: "Zgjedhjet e ndryshuan plotësisht lojën", tha Mujtaba Rahman, një analist në Eurasia Group, një think tank i riskut politik.

*Sipas The New York Times. Përkthimi: Politiko.al

Të fundit