Flash News

Bota

Çfarë thanë udhëheqësit evropianë pas takimit virtual mbi Ukrainën

Çfarë thanë udhëheqësit evropianë pas takimit

Takimi virtual i sotëm i "Koalicionit të të Gatshmëve" -aleatët kryesorë evropianë të Ukrainës ka përfunduar.

"Sot, mora pjesë në një takim të krerëve të shteteve dhe qeverive nga Koalicioni i të Gatshmëve në mbështetje të Ukrainës," shkroi Presidenti i Finlandës Alexander Stubb në X. "Ekziston një konsensus i fortë midis vendeve të Koalicionit mbi nevojën për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës."

Kryeministrja estoneze Kristen Michal tha, "Estonia do të bëjë pjesën e saj," pas takimit. "Ne duhet të përqendrohemi në garancitë e sigurisë së Ukrainës. Kjo do të thotë parametra kyç sa më afër të jetë e mundur me Nenin 5," postoi ai në X, duke iu referuar nenit të NATO-s që i detyron anëtarët të përgjigjen në rast se njëri sulmohet.

António Costa, president i Këshillit Evropian, tha se "uniteti transatlantik është parësor në këtë moment" për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

“Siç e theksova gjatë takimit të sotëm të Koalicionit të të Gatshmëve, nëse nuk arrihet një armëpushim, BE-ja dhe SHBA-të duhet të rrisin presionin mbi Rusinë”, tha ai, duke shtuar se mirëpret “gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën”.

Presidenti lituanez Gitanas Nausëda shtoi se Ukraina ka nevojë për “garanci të vërteta sigurie”, duke përfshirë forca sigurie me mbështetjen e SHBA-së. “Mbështetja ushtarake është jetike që Ukraina të fitojë ndikim në negociata”, postoi ai në X.

 

Të fundit