Flash News

Bota

Fatura e turistëve në Berat, ish-kryeministri "shuplakë" Melonit: 80€ u kemi dhënë edhe 10 milionë italianëve

Fatura e turistëve në Berat, ish-kryeministri

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi javën e kaluar Shqipërinë, konkretisht qytetin bregdetar të Vlorës, me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë qëndrimit të saj, Meloni “u detyrua” të shlyente edhe një borxh që disa shtetas italianë lanë pa paguar në një restorant shqiptar duke ia mbathur me vrap.

Meloni urdhëroi ambasadën italiane në Shqipëri të paguante borxhin, gjest që është parë me rezerva nga ish-kryeministri italian Matteo Renzi.

Në një shkrim në gazetën e tij “Il Riformista”, Renzi shprehet se është një qasje e gabuar nga ana e Melonit, pasi sipas tij qytetari nuk është nj 137 subjekt për t'u përkëdhelur.

“Meloni ishte me pushime në Shqipëri. Dhe për mua kryeministri shkon ku të dojë: nuk jam unë, sovranisti. A është e drejtë që një kryeministër ndërhyn për t’i dhënë 80 € një restoranti shqiptar? Apo është thjesht një gjest komunikimi? Nuk jam i befasuar nga vetë gjesti që synon të marrë tre pëlqime në TikTok. Më habit fakti që edhe qeveria e djathtë ka të njëjtën strukturë kulturore si qeveria Grillino. Qytetari si subjekt për t'u përkëdhelur, subvencionuar, mbështetur. Për mua kjo qasje është e gabuar”, shkruan Renzi.

Ai ironizon gjestin e Melonit duke thënë se qeveria italiane u ka dhënë 80 € për vite dhjetë milionë italianëve, ndërsa këtë e bëri vetëm një herë për një familje shqiptare.

“Është e panevojshme të them se jam i kënaqur me faktin që Meloni i dha restorantit shqiptar 80. Ne u kemi dhënë 80 € për vite dhjetë milionë italianëve. Meloni i dha 80 euro një herë një familjeje shqiptare”, shkruan Renzi.

Ish-kryeministri shfaqet kritik edhe për promovimin e turizmit, që sipas tij, Meloni arrin ta bëjë lehtësisht për Shqipërinë, por jo për Italinë. Teksa ironizon Melonin, Renzi shkruan se shpreson që vitin e ardhshëm të ketë një promovim aq efektiv për turizmin italian sa ka bërë qeveria e Melonit për Shqipërinë.

“Giorgia Meloni na ka mësuar me konvertime spektakolare për çdo gjë, nga Euro në NATO, nga imigrimi te pajisjet e shpimit. Mund të ndryshoni mendim edhe për turizmin, apo jo? Shumë mirë. Përkundrazi, shpresojmë që vitin e ardhshëm qeveria Meloni të realizojë një fushatë promovuese për turizmin italian, të paktën po aq efektive sa ajo që qeveria Meloni ka bërë këtë vit për turizmin shqiptar”, shton ai.

Të fundit