Flash News

Bota

Fauci: Mund të duhen shumë më tepër mandate vaksine për t’i dhënë fund pandemisë

Fauci: Mund të duhen shumë më tepër mandate vaksine për
Anthony Fauci

Miliona amerikanë ende duhet të vaksinohen për të ngadalësuar ose ndaluar përhapjen e Covid-19 dhe marrja nën kontroll e pandemisë mund të marrë më shumë mandate vaksine, tha Anthony Fauci.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive u shpreh se nëse njerëzit nuk binden që të vaksinohen, mandate vakinash shtesë në shkolla apo mjedise pune mund të jenë të nevojshme.

"Unë besoj se kjo do ta ndryshojë këtë situatë, sepse nuk mendoj se njerëzit do të duan të mos shkojnë në punë ose të mos shkojnë në shkollë ... Ata do ta bëjnë vaksinën," tha Fauci, shkruan CNN.

63% e popullsisë mbi 12-vjeç janë plotësisht të vaksinuar në SHBA, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ekspertët dhe zyrtarët shëndetësorë po synojnë që shumica dërrmuese e popullsisë të ndërgjegjësohet për të parandaluar përhapjen.

Të fundit