Flash News

Bota

FBI: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 600 mln dollarë kriptomonedha

FBI: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 600 mln

FBI fajësoi dje hakerët e lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut për vjedhjen e më shumë se 600 milionë dollarëve kriptomonedhë muajin e kaluar nga një kompani e video-lojërave. Kjo wshtw e fundit në një varg grabitjesh të guximshme kibernetike të lidhura me Phenianin.

“Përmes hetimit tonë ne ishim në gjendje të konfirmonim se Lazarus Group dhe APT38, aktorë kibernetikë të lidhur me DPRK, janë përgjegjës për vjedhjen e 620 milionë dollarëve në Ethereum të raportuar më 29 mars”, tha FBI në një deklaratë.

"DPRK" është një shkurtim i emrit zyrtar të Koresë së Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë, dhe Ethereum është një platformë teknologjike e lidhur me një lloj kriptomonedhe.

FBI po i referohej hakimit të fundit të një rrjeti kompjuterik të përdorur nga Axie Infinity, një video-lojw që lejon lojtarët të fitojnë kriptovaluta. Sky Mavis, kompania që krijoi Axie Infinity, njoftoi më 29 mars se hakerat e paidentifikuar kishin vjedhur ekuivalentin e afërsisht 600 milionë dollarëve.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së sanksionoi të enjten Lazarus Group, një grup i gjerë hakerash që besohet se punojnë në emër të qeverisë së Koresë së Veriut. Thesari sanksionoi "portofolin", ose adresën e kriptomonedhës, që u përdor për të marrë para në hakimin e Axie Infinity.

Sulmet kibernetike kanë qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për regjimin e Koresë së Veriut për vite me rradhë pasi udhëheqësi i tij, Kim Jong Un, ka vazhduar të ndjekë armët bërthamore, sipas një paneli të Kombeve të Bashkuara dhe ekspertëve të jashtëm të sigurisë kibernetike.

Koreja e Veriut lëshoi ​​muajin e kaluar atë që besohet të jetë raketa e saj e parë balistike ndërkontinentale në më shumë se katër vjet.

Ndërsa vëmendja e shumë analistëve të sigurisë kibernetike ka qenë në hakerimin rus në dritën e luftës në Ukrainë, hakerët e dyshuar të Koresë së Veriut nuk kanë qenë aspak të qetë.

Hulumtuesit në Google muajin e kaluar gjetwn dy fushata të ndryshme hakerimi të dyshuara të Koresë së Veriut që synonin mediat amerikane dhe organizatat e IT-së, si dhe sektorët e kriptomonedhave dhe teknologjisë financiare.

Google ka një politikë të njoftimit të përdoruesve që janë në shënjestër të hakerëve të sponsorizuar nga shteti.

Burimi: CNN

Të fundit