Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara dha miratimin të premten për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
FDA dha autorizmin për përdorimin urgjent të vaksinave me dozë më të vogël- sa një e treta e asaj që përdoret për adoleshentët dhe të rriturit - dhe deri në 28 milionë fëmijë amerikanë mund të kualifikohen për vaksinim që në fillim të javës së ardhshme.
Hapi i mbetur për miratimin e plotë është vendimi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Këshilltarët e CDC-së do të bëjnë rekomandime më të detajuara lidhur me vaksinën dhe më pas drejtorja e agjencisë do të japë vendimin përfundimtar.
"Me këtë vaksinë fëmijët do të jenë shumë më mirë, pa iu dashur të mbyllen në shtëpi, me shkollimit nga distanca dhe pa takuar shokët e tyre," tha Dr. Kawsar Talaat nga Universiteti Johns Hopkins. "Vaksina do t'i mbrojë ata dhe do të mbrojë komunitetet tona."
Disa vende kanë filluar të përdorin vaksina të tjera kundër COVID-19 tek fëmijët nën 12 vjeç, përfshirë Kinën, e cila sapo filloi vaksinimet për 3-vjeçarët. Por shumë vende që përdorin vaksinën e kompanisë Pfizer dhe partnerit të sajBioNTech po e ndjekin me vëmendje vendimin e SHBA-së dhe rregullatorët evropianë sapo filluan të shqyrtojnë dozat e e kësaj vaksine për fëmijë.
Me miratimin nga FDA, Pfizer planifikon të fillojë dërgimin e miliona dozave të vaksinës pediatrike - me kapak portokalli për t’u dalluar nga ato me kapak ngjyrë vjollcë për grupmoshat e tjera - në zyrat e mjekëve, farmacitë dhe objektet e tjera të vaksinimit. Fëmijët do të marrin dy injeksione, me tre javë diferencë nga njëra-tjetra.
Rastet e rënda ose vdekjet nga COVID-19 janë të rralla mes fëmijëve më të vegjël, por shefi i vaksinave i FDA-së, dr. Peter Marks tha këtë javë se 1.9 milionë fëmijë të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç kanë rezultuar pozitivë dhe 8,300 janë shtruar në spital në Shtetet e Bashkuara. Nga ata që u shtruan në spital, një e treta kishte pasur nevojë për kujdes intensiv dhe afro 100 vdiqën.
Dhe ndërsa varianti delta shumë ngjitës vazhdon të jetë në qarkullim, qeveria ka llogaritur më shumë se 2000 mbyllje shkollash të lidhura me koronavirusin që nga fillimi i vitit shkollor, duke prekur kështu më shumë se një milion fëmijë.
Në fillim të kësaj jave, këshilltarët e pavarur të FDA-së arritën në përfundimin se përfitimet nga vaksina Pfizer për fëmijët 5 deri në 11 vjeç kundër COVID-19 janë shumë më të mëdha sesa rreziku i rasteve të rralla të inflamacionit të zemrës, të quajtur miokardit.
Por disa prej ekspertëve thanë se jo të gjithë të rinjtë do të duhet të vaksinohen dhe se ata preferojnë që vaksinimi të ketë në fokus ata që janë më të rrezikuar nga virusi.
Afro 70% e fëmijëve 5 -11-vjeçarë të shtruar në spital për COVID-19 në SHBA kanë probleme ekzistuese shëndetësore, duke përfshirë astmën dhe obezitetin, sipas të dhënave federale.
Pyetja se sa gjerësisht duhet të përdoret vaksina e Pfizer do të jetë një nga temat qendrore që do të shqyrtohet nga CDC-ja dhe këshilltarët e saj, të cilët përcaktojnë rekomandime formale për mjekët pediatër dhe profesionistët e tjerë mjekësorë.
Një studim i kompanisë Pfizer me 2,268 nxënës shkolle arriti në përfundimin se vaksina ishte pothuajse 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike të COVID-19.
Asnjë nga fëmijët nuk pati rast të rëndë infektimi, por të vaksinuarit kishin simptoma shumë më të lehta sesa të pavaksinuarit.
Për më tepër, fëmijët e vegjël që iu nënshtruan dozave të ulëta zhvilluan nivele antitrupash që luftojnë koronavirusin po aq të larta sa adoleshentët dhe të rinjtë që kanë marrë dozat e rregullta.
Studimi i Pfizer mbi fëmijët më të vegjël arriti në përfundimin se vaksinat me doze të ulët rezultuan të sigurta, me efekte anësore të ngjashme ose më të lehta të përkohshme, si dhimbje krahu, ethe ose dhimbje të tjera që kanë pasur adoleshentët.
Studimi nuk është aq i gjerë sa të mund të identifikojë ndonjë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë, siç është inflamacioni i zemrës që ndodh herë pas here pas dozës së dytë, kryesisht te të rinjtë.
Disa prindër pritet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre përpara festave familjare dhe sezonit të ftohtë të dimrit.
Por një sondazh i fundit i Fondacionit Kaiser Family sugjeron se shumica e prindërve nuk do të nxitojnë t’i vaksinojnë fëmijët. Rreth 25% e prindërve të anketuar në fillim të këtij muaji thanë se do t'i vaksinonin fëmijët e tyre "menjëherë". Por pjesa tjetër ishte e ndarë mes atyre që thanë se do të prisnin për të parë se si funksionon vaksina dhe atyre që thanë se "me siguri" nuk do t'i vaksinojnë fëmijët.
Edhe kompania Moderna po studion vaksinën e saj për COVID-19 tek të rinjtë e moshës shkollore. Pfizer dhe Moderna po bëjnë studime edhe për vaksina për fëmijë më të vegjël, deri në 6 muajsh. Rezultatet priten më vonë gjatë vitit. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38