Flash News

Bota

Fluks pacientësh me Covid-19/ Zihen të gjithë shtretërit në spitalet e Pekinit, pacientët qëndrojnë në korridore

Fluks pacientësh me Covid-19/ Zihen të gjithë shtretërit

Pacientët, shumica prej tyre të moshuar, po qëndrojnë në barela në korridor të spitalit teksa marrin oksigjen, pasi shtretërit në spitalet e Pekinit janë zënë të gjithë.

Ndërkohë ambulancat vijojnë të çojnë njerëz të infektuar me Covid-19 për trajtim spitalor, shkruajnë mediat e huaja.

Infermierët dhe mjekët po merren me rastet më urgjente. Rritja e njerëzve të sëmurë rëndë që kanë nevojë për kujdes spitalor vjen pasi Kina hoqi kufizimet e saj të rrepta.

Pas tre vitesh bllokim, Kina u rihap dhe Covid-19 shpërtheu në vend. Ndërkohë shumë shtete të botë kanë vendosur masa kufizuese ndaj vizitorëve kinezë.

 

 

Të fundit