Flash News

Bota

Forcat e Irakut nisin operacionet kundër celulave të organizatës terroriste DEASH

Forcat e Irakut nisin operacionet kundër celulave të organizatës

Forcat e armatosura irakiane nisën sot një operacion kundër mbetjeve të organizatës terroriste DEASH në provincën lindore Diyala, raporton AA.

Mëngjesin e sotëm, Ministria irakiane e Mbrojtjes njoftoi se forcat e sigurisë kishin arrestuar një terrorist të DEASH-it, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Gjithashtu koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer sulme mbi objektivat e organizatës terroriste DEASH në disa zona të tjera të Irakut.

Në verën e vitit 2014, organizata terroriste DEASH pushtoi Mosulin irakian dhe një numër rajonesh fqinje, kurse më pas në një operacion të përbashkët të forcave irakiane, rajoni u çlirua pas më pak se katër vjetësh. Celula të DEASH-it që vazhdojnë të kryejnë sulme në Irak.

Të fundit