Flash News

Bota

Forcat ruse marrin qytetin e punëtorëve të Çernobilit, luftime në qendër të Mariupolit

Forcat ruse marrin qytetin e punëtorëve të Çernobilit,

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e një qyteti ku jetojnë punëtorët në centralin bërthamor të Çernobilit, tha të shtunën guvernatori i rajonit të Kievit dhe luftimet u raportuan në rrugët e portit jugor të rrethuar të Mariupolit.

Pas më shumë se katër javë konflikti, Rusia nuk ka arritur të pushtojë asnjë qytet të madh ukrainas dhe të premten Moska sinjalizoi se po zvogëlonte ambiciet e saj ushtarake për t'u fokusuar në territorin e pretenduar nga separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje.

Megjithatë, luftime intensive u raportuan në disa vende të shtunën.

Trupat ruse pushtuan qytetin Slavutych, i cili është afër kufirit me Bjellorusinë dhe është vendi ku jetojnë punëtorët në uzinën e afërt të Çernobilit, tha Oleksandr Pavlyuk, guvernatori i rajonit të Kievit.

Ai tha se rusët kishin hapur zjarr në ajër dhe kishin hedhur granata për të shpërndarë disa banorë të cilët shpalosën një flamur të madh ukrainas dhe thirrën "Lavdi Ukrainës" në shenjë proteste, shkruan Reuters.

Slavutych ndodhet jashtë zonës së ashtuquajtur të përjashtimit rreth Çernobilit - i cili në 1986 ishte vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë - ku stafi ukrainas ka vazhduar të punojë edhe pasi vetë centrali u mor nga forcat ruse menjëherë pas luftës.

Të fundit