Flash News

Bota

Fotoja e ushtarit të fundit amerikan që largohet nga Afganistani

Fotoja e ushtarit të fundit amerikan që largohet nga Afganistani
Ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara përfunduan mbrëmjen e djeshme tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës.

BBC ka nxjerrë foton e ushtarit të fundit amerikan që është larguar nga Afganistani. Ai shihet teksa po i drejtohet avionit në aeroportin e Kabulit.

Zyrtarët thanë se avioni i fundit C17 me ambasadorin amerikan në bord u nis pas mesnatës. Ata shtuan se misioni diplomatik për të ndihmuar ata që nuk mund të largohen para afatit do të vazhdojë.

Talebanët nisën të shtënat si formë festive, pas nisjes së avionit të fundit. Tërheqja përfundimtare amerikane erdhi një ditë para afatit të 31 gushtit të përcaktuar nga presidenti Joe Biden.

Të fundit