Flash News

Bota

Franca dëbon ambasadorin e Bjellorusisë

Franca dëbon ambasadorin e Bjellorusisë

Ambasadori i Francës në Bjellorusi është larguar pasi qeveria bjelloruse e ka detyruar atë të tërhiqet nga vendi.

Sipas BBC, Nicolas de Lacoste u dërgua në Minsk në fund të vitit të kaluar. Sipas zëdhënësit të ambasadës, Lacoste nuk kishte arritur të paraqiste letrat kredenciale te presidenti i vendit Aleksandër Lukashenko.

Franca, si një pjesë dërrmuese e vendeve të BE-së, nuk e ka njohur pretendimin e Lukashenkos për një mandat të gjashtë presidencial pas zgjedhjeve të gushtit të kaluar, mes polemikave për mashtrim gjatë votimeve.

Një zëdhënës i ambasadës franceze tha për mediet se ministria e jashtme e Bjellorusisë kërkoi që ambasadori të largohej para 18 tetorit.

BE ka thënë vazhdimisht se nuk i konsideron zgjedhjet e gushtit si "të lira dhe të ndershme" dhe ka vendosur sanksione ndaj regjimit të Lukashenkos.

Presidenti nisi një goditje pas votimit kundër disidencës në Bjellorusi pasi vendi shpërtheu në protesta historike kundër sundimit të tij.

Të fundit