Flash News

Bota

Franca e cilëson refuzimin e Italisë për anijen e shpëtimit të emigrantëve një 'gjest të keq'

Franca e cilëson refuzimin e Italisë për anijen e shpëtimit

Qeveria franceze ka kritikuar refuzimin e Italisë për të pranuar një anije shpëtimi me më shumë se 200 emigrantë, duke e quajtur atë një "gjest të keq".

Ocean Viking u ankorua pas tri javësh në Francë  ku migrantët u lejuan të zbarkonin në qytetin jugor të Toulon.

“Është një gjest i keq”, por “e rëndësishme është të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të mos e lëmë me kaq”, tha enturazhi i presidentit Emmanuel Macron.

Nga 234 personat e shpëtuar nga anija në Mesdhe, më shumë se gjysmës iu refuzua hyrja në Francë.

Ocean Viking, një anije me flamur norvegjez e operuar nga SOS Méditerranée, ishte në det për tre javë mes refuzimit italian përpara se Parisi të thoshte se mund të ankorohej në Toulon.

Të fundit