Flash News

Bota

Franca lëshon urdhër arrest për presidentin sirian Bashar al-Assad

Franca lëshon urdhër arrest për presidentin sirian Bashar

Franca ka lëshuar një urdhër arrest për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad. Dyshohet se al-Assad ka bashkëpunuar në krime lufte për sulmet, të fajësuara nga opozita mbi regjimin, që vranë më shumë se 1,400 njerëz pranë Damaskut në gusht 2013.

Urdhër-arrestet ndërkombëtare u lëshuan gjithashtu për arrestimin e vëllait të Asadit, Maherit, shefit de fakto të një njësie elitare ushtarake siriane dhe dy gjeneralëve të forcave të armatosura.

Njësia e gjykatës së Parisit e lidhur me krimet kundër njerëzimit ka hetuar sulmet kimike që nga viti 2021.

Franca pretendon juridiksion në mbarë botën për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hetimi pasoi një ankesë ligjore të paraqitur nga OJQ-ja Qendra Siriane për Media dhe Liria e Shprehjes (SCM), shoqata e avokatëve Nisma për Drejtësi e Shoqërisë së Hapur (OSJI) dhe Arkivi Sirian, një organ që dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri.

Të fundit