Flash News

Bota

Franca përfshihet nga protestat kundër reformës së pensioneve, sfidë për Macronin

Franca përfshihet nga protestat kundër reformës së

Franca është përfshirë nga protestat, pas propozimit të ndryshimit të rregullave për daljen në pension.

Në shenjë revolte, punëtorët po ndalojnë trenat, po ndërpresin furnizimet me energji elektrike dhe po dalin në rrugë. Kjo shihen si një provë e madhe për Emmanuel Macron dhe presidencën e tij.

Mosha për të dalë në pension do rritet nga 62 në 64-vjeç. Në një vend me një popullsi në plakje dhe jetëgjatësi në rritje, qeveria e Macron thotë se reforma është mënyra e vetme për të mbajtur sistemin ne ekuilibër.

Sondazhet sugjerojnë se shumica e francezëve e kundërshtojnë reformën. Më shumë se 200 protesta priten sot në të gjithë Francën.

Qeveria franceze do të prezantojë zyrtarisht projektligjin e pensioneve të hënën dhe do të shkojë në Parlament muajin e ardhshëm.

Burimi: AP

Të fundit