Flash News

Bota

Francezët ngrihen sërish në protestë kundër "Green Pass"

Francezët ngrihen sërish në protestë kundër "Green

Francezët kanë protestuar për të pestën fundjavë radhazi kundër lejes së posaçme (Green Pass). Ata marshuan sërish sot, por në numër më të reduktuar, raportojnë mediat e huaja.

Feancezët u mblodhën në rrugët e Parisit, Marsejës, Nisë, Montpellier dhe qytete të tjera me pankarta ku shkruhej "Kalo Aparteid" dhe brohorisnin "Liri, liri".

Duke nisur nga e hëna e kaluar, qytetarëve u është kërkuar të tregojnë certifikatën në vende publike, që të provojnë nëse janë të vaksinuar, shëruar ose të testuar negativë.

Numri i njerëzve që trajtohen për Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv është më shumë se dyfishuar në më pak se një muaj. Por shifrat janë më pak se një e treta e kulmit të tretë të bllokimit, por mjaft e lartë për të ashpërsuar kufizimet në zona të caktuara.

Të fundit