Flash News

Bota

Frika nga rikthimi i Covid-it/ Kina hap kufijtë, SHBA diskuton për ashpërsimin e kufizimeve

Frika nga rikthimi i Covid-it/ Kina hap kufijtë, SHBA diskuton për

SHBA po shqyrton vendosjen e kufizimeve të reja Covid për të udhëtarët kinezë, pasi Pekini njoftoi se do të rihapë kufijtë e tij muajin e ardhshëm.

Zyrtarët amerikanë thonë se kjo është për shkak të mungesës së transparencës rreth virusit në Kinë, pasi rastet janë në rritje.

Japonia, Malajzia dhe Tajvani janë të shqetësuara për importimin e rasteve Covid dhe ashpërsuar masat për udhëtarët kinezë, përfshirë testet negative.

Pekini ka thënë se rregullat e Covid duhet të sillen mbi një bazë "shkencore". India gjithashtu po ashpërson masat për udhëtarët kineze, por kjo u njoftua përpara se Pekini të thoshte se do të lehtësonte politikën e tij të rreptë kufitare.

Faqet e udhëtimit kanë raportuar një rritje të trafikut, duke lënë disa vende të frikësuara për përhapjen e mundshme të Covid.

Numri i vërtetë i rasteve ditore dhe vdekjeve në Kinë nuk dihet sepse zyrtarët kanë ndaluar së publikuari këto të dhëna. Raportet thonë se spitalet janë të mbingarkuar dhe të moshuarit po vdesin.

Javën e kaluar, Pekini raportoi rreth 4,000 infeksione të reja Covid çdo ditë dhe pak vdekje.

Burimi: BBC

 

 

Të fundit