Flash News

Bota

Frikë nga ‘vjedhja’ e ADN/ Kancelari gjerman vepron si Macron, refuzon testin PCR në Rusi

Frikë nga ‘vjedhja’ e ADN/ Kancelari gjerman vepron si Macron,

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka ndjekur të njëjtin shembull si presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë takimit të tij me presidentin Vladimir Putin në Rusi.

Sipas The Guardian, Scholz ka refuzuar kërkesën e Kremlinit për të kryer testin PCR të Covid-19 nga doktorët rusë. Kështu, mendohet që edhe mbledhja mes Scholz dhe Putin të jetë realizuar në distancë.

Takimi mes Macron dhe Putin në një tavolinë të stërgjatë u komentua mjaft në media. Madje, sia u përpoqën ta shihnin përveçse me një sy kritik edhe si diçka që u shndërrua në ‘shaka’.

Në fakt, presidenti francez vendosi t’i përgjigje kërkesës së Kremlinit për test, duke e refuzuar dhe duke preferuar një komunikim në distancë me presidentin rus.

Kujtojmë se takimet me krerëve të shtetit po zhvillohen në kuadër të tensioneve me Ukrainën duke synuar zgjidhjen e konfliktit në rrugë diplomatike. Deri tani, shpresat për një zgjidhje të tillë duket se janë shuar.

Ndërsa sot, Rusia filloi të tërheqë një pjesë të trupave ushtarakë nga kufiri me Ukrainën. Këtë rusët e kanë quajtur një “shkatërrim të propagandës perëndimore”.

Të fundit