Flash News

Bota

Frikë për tjetër sulm terrorist, ambasada e SHBA paralajmëron sërish: Shmangni aeroportin e Kabulit!

Frikë për tjetër sulm terrorist, ambasada e SHBA

Ambasada amerikane në Kabul paralajmëron amerikanët që të shmangin aeroportin e Kabulit në Afganistan. 

"Amerikanët duhet të shmangin udhëtimet në aeroportin e Kabulit për shkak të kërcënimeve të sigurisë dhe ata pranë portave duhet të "largohen menjëherë", tha Ambasada Amerikane në një deklaratë.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë po ashtu se forcat perëndimore që drejtonin transportin ajror afgan u përgatitën për më shumë sulme pasi Shtetet e Bashkuara filluan një sulm me dron që vrau një "organizator" të ISKP.

Shtëpia e Bardhë tha se ditët e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të rrezikshmet.

Ne po i monitorojmë këto kërcënime,  shumë konkretisht, praktikisht në kohë reale." u tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby gazetarëve në Uashington.

Të fundit