Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fundi i “Amerika e para’: si do të luajë Biden-i në politikën e jashtme
Ata që e kanë njohur Presidentin e zgjedhur Joseph R. Biden Jr për dekada, thonë se presin që ai të lëvizë me kujdes, duke shfaqur siguri me disa veprime të mëdha simbolike.
David E. Sanger/ The New York Times
Presidenti i zgjedhur Joseph R. Biden Jr nuk e fsheh shpejtësinë me të cilën ai planifikon të varrosë "America First", si një parim udhëzues i politikës së jashtme të kombit. Ai thotë se do të hyjë përsëri në marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke supozuar se iranianët janë të gatshëm të ndryshojnë kursin dhe të respektojnë kufijtë e saj. Ai do të regjistrohet për pesë vjet të tjera në Traktatit e vetëm të mbijetuar të armëve bërthamore me Rusinë dhe të dyfishonjë angazhimet amerikane ndaj NATO-s pas katër vitesh kërcënimesh nga Presidenti Trump për t'u tërhequr nga Aleanca, e cila udhëhoqi Perëndimin përmes Luftës së Ftohtë. Në të njëjtën kohë, Biden thotë se ai do ta bëjë Rusinë "të paguajë një çmim" për ato që ai thotë se ishin përçarje dhe përpjekje për të ndikuar në zgjedhje, përfshirë edhe në zgjedhjen e tij.
Por, kryesisht, tha Biden në një deklaratë për The New York Times, ai dëshiron t'i japë fund një parullë që filloi të përkufizonte Shtetet e Bashkuara si një vend që ndërton mure dhe punën me aleatët e lë për më vonë dhe, sipas pikëpamjes së Biden, minoi çdo mundësi për të krijuar një qasje të përbashkët ndërkombëtare për të luftuar një pandemi që ka kushtuar më shumë se 1.2 milion jetë.
"Tragjikisht, “America First” e Donald Trump është e para vetëm në përgjigjen e dështuar ndaj koronavirusit. Ne jemi 4 përqind e popullsisë së botës, megjithatë kemi pasur 20 përqind të vdekjeve," tha Biden ditë para zgjedhjeve. "Trump që përqafon autokratët e botës duke futur gishtin në sytë e aleatëve tanë demokratikë, është një arsye tjetër që respekti për udhëheqjen amerikane është në rënie të lirë".
Por është shumë më e lehtë të premtosh të kthehesh në qasjen, kryesisht internacionaliste, e epokës së pas Luftës së Dytë Botërore sesa të ekzekutosh atë zhvendosje pas katër vjet tërheqjeje globale dhe gjatë një pandemie që ka përforcuar instiktet nacionaliste. Bota nuk duket nga larg, siç Biden e la për herë të fundit nga Shtëpia e Bardhë katër vjet më parë. Vakuumet e pushtetit janë krijuar dhe plotësuar, shpesh nga Kina. Demokracitë janë tërhequr. Gara për një vaksinë ka krijuar rivalitete të reja.
Pra, ndërsa aleatët e huaj mund ta shohim Biden-in si qetësues dhe buzëqeshën kur e dëgjuan atë duke thënë në një takim se "'America First' e ka lënë Amerikën të vetme", ata gjithashtu pranojnë se kurrë nuk mund të besojnë plotësisht se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kthehen përsëri ndërtimit të mureve.
Në intervistat në javët e kaluara, këshilltarët kryesorë të Biden-it filluan të përshkruajnë një restaurim që mund të quhet “Zhbërja e Madhe”, një përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e përpjekjes agresive të Trump-it për t'u tërhequr në kufijtë amerikanë.
“Duam ose jo, bota thjesht nuk organizohet vetë”, tha Antony J. Blinken, këshilltari i vjetër i Sigurisë Kombëtare të Biden-it. "Deri në administratën Trump, në administratat Demokrate dhe Republikane, Shtetet e Bashkuara bënë shumë nga ai organizim, dhe ne bëmë disa gabime gjatë rrugës, me siguri." Megjithatë, tani, Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se çfarë ndodh "kur ndonjë vend tjetër përpiqet të na zërë vendin ose, ndoshta edhe më keq, askush nuk e bën, dhe ju përfundoni me një vakuum që mbushet me ngjarje të këqija".
Blinken-i pranoi që për ata aleatë ose kundërshtarë të Trump-it që kërkojnë të rikthejnë orën në mesditën e 20 Janarit 2017, "kjo nuk do të ndodhë".
Ata që e kanë njohur Biden-in për dekada thonë se presin që ai të lëvizë me kujdes, duke shfaqur siguri me disa veprime të mëdha simbolike, duke filluar me një kthim në marrëveshjen e klimës së Parisit në ditët e para të administratës së tij. Por rindërtimi thelbësor i fuqisë amerikane do të vazhdojë shumë më ngadalë.
"Ai do të trashëgojë një situatë që i jep fushëveprim të gjerë, dhe çuditërisht, e kufizon", tha Richard N. Haass, presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe një mik i vjetër i Biden-it. "Është e qartë, ajo që Trump bëri me urdhër ekzekutiv mund të zhbëhet po me urdhër ekzekutiv." Por, "çdo akt që kërkon qasje në Senat ose ndonjë përdorim të ri të forcës, pa një provokim të qartë, do të jetë shumë larg tryezës", shtoi ai. Në moshën 77 vjeçare, Biden ka vizionin e tij të së ardhmes se si të heqë dorë nga "America First": "Kjo është koha për të kapur forcën dhe guximin që na çuan në fitore në dy luftëra botërore dhe rrëzimin e Perdes së Hekurt”, shkroi ai në Foreign Affairs në mars.
Sidoqoftë, në një fushatë në të cilën politika e jashtme përmendej rrallë, Biden-i nuk ishte i trysnuar të shohë se si ka ndryshuar kokurrenca e superfuqive nga çka që mban mend nga fillimi i karrierës së tij politike.
Ai kurrë nuk deklaroi se çfarë lloj "çmimi" kishte në mendje të paguante Presidenti Vladimir Putin i Rusisë, megjithëse një nga këshilltarët e tij të politikës së jashtme për një kohë të gjatë, Jake Sullivan, ofroi pak detaje. Pak para ditës së zgjedhjeve, ai tha se Biden-i ishte i gatshëm të vendoste "kosto thelbësore dhe të qëndrueshme për autorët e ndërhyrjes ruse", të cilat mund të përfshijnë sanksione financiare, ngrirje të pasurive, sulme kibernetike shpaguese dhe, "potencialisht, ekspozimin e korrupsionit nga udhëheqësit e vendeve të huaja”.
Kjo do të nënkuptonte një forcim të politikës së SHBA. Por kjo do të përfshijë gjithashtu hapa që administrata Obama konsideroi të ndërmerrte në gjashtë muajt e fundit, kur Biden ishte nënkryetar, dhe nuk i zbatoi kurrë.
Ndryshimi i mprehtë në Rusi ofron një paraqitje të shkurtër të planifikimit të hollësishëm që ekipi i tranzicionit i Biden-it, i organizuar në fund të pranverës së kaluar, është angazhuar për të ndryshuar qasjen e Trump ndaj botës. Kjo ka ndërtuar një ekip të politikës së jashtme të këshilltarëve zyrtarë dhe joformalë, kryesisht të ardhur nga mesi i zyrtarëve të mesëm dhe lartë të administratës Obama që janë gati të kthehen. Ka afate kohore për hapjen e negociatave, ri-hyrjen në traktate dhe samite.
Por planet e tyre tregojnë disa ndërprerje të dukshme nga strategjia e administratës Obama. Biden po rishikon qartë pozicionet që zuri në Senat dhe Shtëpinë e Bardhë.
Shembulli më i gjallë, thonë zyrtarët, lidhet me rimendimin e strategjisë së Kinës. Këshilltarët e tij pranojnë që në vitet e Obamës, Biden dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare nënvlerësuan shpejtësinë me të cilën Presidenti Xi Jinping i Kinës do të godiste disidencën e brendshme dhe do të përdorte kombinimin e rrjeteve 5G dhe Nismën Belt and Road për të sfiduar ndikimin e ShBA.
"As kulaçi dhe as kërbaçi nuk e kanë lëkundur Kinën siç parashikohet," shkroi Kurt Campbell, i cili shërbeu si ndihmës Sekretari i Shtetit për Azinë dhe Ely Ratner, një nga këshilltarët e Sigurisë kombëtare të Biden-it, në një artikull në Foreign Affairs në 2018 që pasqyronte këtë zhvendosje. “Angazhimi diplomatik dhe komercial nuk ka sjellë hapje politike dhe ekonomike. As fuqia ushtarake amerikane, as balancimi rajonal nuk e ka ndaluar Pekinin të kërkojë të zhvendosë përbërësit kryesorë të sistemit të udhëhequr nga ShBA. "
Kina është vetëm një arenë, megjithëse ndoshta më e rëndësishmja, ku pikëpamjet e kahershme të Biden-it do të përballen me realitetet e reja.
Afganistani dhe përdorimi i forcës amerikane
Robert M. Gates, Sekretari i Mbrojtjes, i cili u shërbeu të dy Presidentëve George W. Bush dhe Barack Obama, e përshkroi Biden-in si "të pamundur për të mos u pëlqyer" sepse ai ishte "shakaxhi, profan dhe vetëironik sa i takon ‘gojës që nuk i pushon’. Por Gates gjithashtu deklaroi se Biden "ka gabuar në pothuajse çdo çështje madhore të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare gjatë katër dekadave të fundit".
Ky vlerësim përfshinte pikëpamjen e Biden-it për Afganistanin ku ai argumentoi, në ditët e para të administratës së Obama-s në 2009, për një forcë minimale të përqendruar në një mision antiterrorizëm. Gates më vonë përmendi në kujtimet e tij se Biden-i ishte i bindur se ushtria po përpiqej t'i bënte presion Presidentit për të dërguar më shumë trupa për një luftë që nënkryetari mendonte se ishte politikisht e paqëndrueshme.
Biden-i u tejkalua nga Obama, i cili gati dyfishoi madhësinë e forcës në Afganistan në 2009 përpara se të kalonte në një tërheqje.
Por ajo që dikur ishte një pengesë për Biden-in tani është bërë njëfarë aseti politik: Përpjekja e Trump-it për ta përshkruar si avokat të "luftërave të pafundme" i shkoi kot. Biden-i, sipas Sullivan, "dëshiron ta shndërrojë praninë tonë në një aftësi kundër terrorizmit" që synon mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara duke penguar forcat e al Kaidës ose Shtetin Islamik nga krijimi i një baze në Afganistan.
"Do të ishte një strategji e kufizuar dhe e targetuar," tha Sullivan. "Ai ishte po aty në vitin 2009, dhe po aty është edhe sot."
Përballja me Rusinë
Gjatë Luftës së Ftohtë, Demokratët shpesh portretizoheshin si partia e tërheqjes përballë Moskës. Biden-i është i pari demokrat që i përmbysi gjërat: Ai nuk e hedh poshtë kërcënimin rus siç bëri Obama kur debatoi me Mitt Romney-n, i nominuari Republikan në 2012, dhe as nuk është i etur për të patur një buton të madh të kuq që thotë "reset" në raportet me Moskën, siç bëri Hillary Clinton në fillim të mandatit si Sekretare e shtetit.
Në fushatë, Biden shfrytëzoi vlerësimin e inteligjencës amerikane se Rusia preferoi Trump-in, duke u thënë gazetarëve në Nevada se "Putini më njeh mua, dhe unë e njoh atë, dhe ai nuk dëshiron që unë të jem President". Ai ndoshta ka të drejtë: Pasi u bënë të qarta detajet e masës së ndërhyrjes ruse në 2016, pasuar nga mosgatishmëria e Trump-it për t'u përballur me Putin, Demokratët janë bërë partia e skifterëve të Rusisë.
Për pjesën më të madhe të fushatës, Biden sulmoi Trump-in për "bashkëpunimin me diktatorët" dhe përshkrimin se si, nëse zgjidhej, ai ishte i përgatitur të ndëshkonte Rusinë. Si president, Biden do të duhet të merret me një Rusi, arsenali i së cilës përfshin 1,550 armë bërthamore të pozicionuara dhe një tërësi armësh taktike bërthamore që ka pozicionuar lirisht, madje edhe para se Trump të dilte nga Traktati i Forcave Bërthamore me Distancë të Mesme.
Si do ta përfundonte Biden spiralen rënëse? Ai do të fillonte me një zgjatje pesë-vjeçare të “Neë START”, tha Blinken në një intervistë, pasi traktati skadon 16 ditë pas inaugurimit. Pastaj ai do të kërkonte të zgjeronte traktatin në lloje të tjera armësh dhe ndoshta në më shumë vende. Dhe ai do të lunate me rritjen e brishtë ekonomike të Putinit.
“Ne do të parandalojmë dhe vendosim kosto për ndërhyrjen dhe agresionin e Putin”, tha Blinken. "Por ka një anë të kundërt" për t'u marrë me Moskën, shtoi ai. Putin "po kërkon të lehtësojë varësinë në rritje të Rusisë nga Kina", tha Blinken, gjë që e ka lënë atë në "një pozitë jo shumë të rehatshme".
Kjo sugjeron që administrata e Biden-it mund të përpiqet të përdorë dyshimet që Moska dhe Pekini kanë ndaj njëri-tjetrit për të ndarë dy superfuqitë, ashtu si Presidenti Richard Nixon e përdori atë, për të fituar hapjen e tij me Kinën gati 50 vjet më parë.
Irani, një krizë e ringjallur
"Oh, e marrtë dreqi", tha Biden në “Dhomën e Situatave” në verën e vitit 2010, sipas pjesëmarrësve në takim, ndërsa filluan të dilnin lajmet se një përpjekje shumë e klasifikuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit me një armë kibernetike, e quajtur më vonë "Stuxnet”, ishte gati të ekspozohej, sepse kodi kompjuterik po replikohej në të gjithë botën. "Duhet të jenë izraelitët. Ata shkuan shumë larg. ”
Një dekadë më vonë, ajo përpjekje për të minuar përpjekjen bërthamore iraniane duket të jetë lindja e një epoke të re konflikti, një periudhë në të cilën Biden ishte lojtar kryesor. Ai favorizonte përpjekjen e fshehtë sepse po kërkonte një mënyrë për të ngadalësuar progresin e Iranit pa rrezikuar luftën në Lindjen e Mesme. Ai më vonë u tha kolegëve se besonte se programi i fshehtë ndihmoi për ta sjellë vendin në tryezën e negociatave për atë që u bë marrëveshja bërthamore e Iranit pesë vjet më vonë.
Tani Biden thotë se hapi i parë me Iranin është rivendosja e status quo-së, që do të thotë ri-hyrje në marrëveshje nëse Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është i gatshëm të kthehet në kufijtë e prodhimit të njoftuar në 2015. Por nuk do të jetë kaq e thjeshtë. Iranianët kanë treguar se do të ketë një çmim më të lartë për të paguar për shkeljen e Trump-it. Dhe disa nga kufizimet kryesore mbi Iranin fillojnë të hiqen së shpejti: Faza e parë e një embargoje armësh skadoi në tetor, duke u hapur rrugën rusëve dhe kinezëve që të rifillojnë shitjet. Dhe së shpejti do të ketë një president të ri iranian, me efekte të panjohura në bisedimet e mundshme.
Ndihmësit e Biden thonë se kthimi në marrëveshjen që Trump la, "zhvendos barrën" përsëri mbi Teheranin.
"Nëse Irani vendos që nuk do të kthehet në marrëveshje," tha Blinken, "ne jemi në një pozitë shumë më të fortë për të nxjerrë mbështetje nga aleatët dhe partnerët" të cilët tani po fajësojnë Trump-in për fillimin e krizës duke refuzuar një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara e kanë bërë tashmë.
Sfida e Kinës
Në vitin 2012, Biden ishte mikpritësi kur Xi erdhi në Uashington. Zv/Presidenti e vlerësoi të ftuarin nga Pekini si një reformator në rritje që ishte "i përgatitur të tregonte një anë tjetër të udhëheqjes kineze". Biden ishte në mesin e atyre që festuan ngritjen e pashmangshme të Kinës, "paqësore", pasuar nga siguria se përpjekja për të përmbajtur fuqinë e saj ishte një punë e marrë.
Këtë vit, ai e kishte rishikuar pikëpamjen e tij, "Ky burrë është një bandit", tha Biden për Presidentin Xi Jinping të Kinës.
Kështu gjatë fushatës, ai kritikoi Trump-in për "fortësi të rremë" dhe argumentoi se "Trump humbi një luftë tregtare që filloi vetë". Ajo që donte të thoshte ishte se tarifat e epokës Trump për mallrat kineze përfundimisht u bënë barrë për taksapaguesit amerikanë në formën e subvencioneve qeveritare për të kompensuar fermerët dhe të tjerët që humbën shitjet.
Biden ka thënë pak për mënyrën se si do të bëjë prapa. Dhe edhe nëse ai zgjidh argumentet afatgjata mbi mallrat bujqësore dhe vjedhjen e pronës intelektuale nga Pekini, Biden do të përballet me sfida që nuk u diskutuan kurrë kur Xi po vizitonte tetë vjet më parë: menaxhimi i ndërhyrjeve teknologjike nga kompani si Huawei, gjigandi i telekomunikacionit dhe TikTok, aplikacioni që ka kapur imagjinatën dhe telefonat e 100 milion amerikanëve.
Biden ka sugjeruar që goditjet e Trump mund të vazhdojnë, megjithëse i rrethuar nga një diplomaci më e aftë për të sjellë në bord aleatët europianë dhe të tjerë.
"Vetëm Zoti e di se çfarë po bëjnë me informacionin që po marrin nga këtu," tha ai për kinezët. “Kështu që si president, unë do të hyj në të shumë thellë. Unë do t'i angazhoj ekspertët kibernetikë për të më thënë se cila është zgjidhja më e mirë për t'u marrë me të. "
Komplikimi i çështjes është këmbëngulja e Biden që, ndryshe nga Trump, ai do t'i vendosë vlerat përsëri në qendër të politikës së jashtme, duke përfshirë mënyrën se si t'i qasemi marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kinën, një jehonë më e butë e zotimit të Bill Clinton në presidencën e 1992 për t’iu kundërvënë "kasapëve të Pekinit".
Me sa duket, kjo do të thotë ta bësh Kinën të paguajë një çmim për kontrollet e Xi mbi mospajtimin, duke përfshirë ligjet e sigurisë kombëtare që çuan në kampe përqëndrimi në Xinjiang, arrestime të disidentëve në Hong Kong dhe dëbimin e gazetarëve të huaj, që ishin bastioni i fundit i raportimit të pavarur në Kinë.
Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38