Flash News

Bota

G7 dënon sulmin e Putinit: U vendos në anën e gabuar të historisë, qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën

G7 dënon sulmin e Putinit: U vendos në anën e gabuar të

Ka përfunduar takimi i udhëheqësve të G7. Njëzëri, G7 ka dënuar sulmin e Rusisë mbi Ukrainën. Ofensivë që nisi mëngjesin e sotëm me një bombardim pranë qytetit të Odesas.

CNN shkruan se presidenti Vladimir Putin është pozicionuar në anën e gabuar duke mos pranuar thirrjet për një proces diplomatik. G7 tha në deklaratën e saj se Putin e ka rifutur kontinentin evropian në një luftë.

“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë. Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t'u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë. "Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla."

Takimi i G7 përfundoi pas pak më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin Presidenti Biden, kancelari Olaf Scholz i Gjermanisë, kryeministri Justin Trudeau i Kanadasë, Presidenti Emmanuel Macron i Francës, Kryeministri Mario Draghi i Italisë, Kryeministri Kishida Fumio i Japonisë, Kryeministri Boris Johnson të Mbretërisë së Bashkuar, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Të fundit