Flash News

Bota

G7-ta mblidhet sot për të vendosur kufirin e çmimit të naftës ruse, vjen kërcinimi nga Kremlini

G7-ta mblidhet sot për të vendosur kufirin e çmimit të

Përpara një takimi të G7-ës, ku do të diskutohet për vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se Moska nuk do të furnizojë më vende që zgjedhin të zbatojnë kufizime të tilla.

“Nëse vendosin kufizime mbi çmimet, ne thjesht nuk do të furnizojmë naftë dhe produkte nafte për kompani të tilla ose shtete që vendosin kufizime pasi ne nuk do të punojmë në mënyrë jo konkurruese”, tha Novak, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre ka deklaruar më herët se kjo është mënyra më efektive për të goditur rëndë të ardhurat e Putinit dhe për të sjellë rënien e çmimeve globale të energjisë.

Novak i quajti propozimet për të vendosur kufizime "plotësisht absurde" dhe tha se ato mund të shkatërrojnë tregun global të naftës, raportoi TASS.

Burimi: CNN

Të fundit