Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Një vaksinë për koronavirusin ka rezultuar 90% efikase pas testimeve fillestare, njoftuan dy kompanitë që po e prodhojnë atë - Pfizer dhe BioNTech. Kjo ka rritur shpresën se pandemia globale e koronavirusit mund të vendoset nën kontroll në muajt e ardhshëm.
Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, natyra e vaksinës do të thotë se sisteme më pak të zhvilluara shëndetësore do të përballen me sfida madhore për të realizuar programin e tyre të vaksinimit.
Testimi i vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është në fazën e hershme. Por, shkencëtarët thonë se rezultatet e deritanishme nga 44 mijë vullnetarë tregojnë se virusi mund të mposhtet. Vaksina bazohet tek teknologjia e re "mRNA", e cila ende nuk është aprovuar nga agjencitë rregullatore. Edhe nëse kryhet me shpejtësi, ekzistojnë sfida të mëtejshme.
"Ka sfida të mëdha në prodhim; ka sfida logjistike. Kjo vaksinë duhet të ruhet në temperaturën -62 gradë Celcius", thotë Dr. Peter Drobac, i Universitetit të Oksfordit.
Kjo është më e realizueshme në vendet më të pasura. Por, në vendet më të varfëra, zbatimi i një programi vaksinimi nuk do të jetë i lehtë.
Në klinikat në Burkina Faso, frigoriferi prishet rregullisht dhe stafi detyrohet të hedhë ilaçet. Kombet e Bashkuara thonë se sistemet shëndetësore të dy të tretave të popullsisë së botës nuk kanë frigoriferimin e duhur.
“Pra, nëse sot do të duhej të vaksinonim kundër koronavirusit, për shembull, do të na duheshin shumë më tepër frigoriferë për të mbajtur vaksinat. Nuk i kemi këta frigoriferë”, thotë Jean-Clause Mubalama, nga UNICEF-i.
Pastaj është problemi i energjisë.
“Klima e nxehtë do të thotë që pajisjet ftohëse janë më të rëndësishme dhe duhet të punojnë më shumë. Ka mungesa të energjisë elektrike - janë ekonomi në zhvillim. Pra, nëse shikoni në një numër të këtyre tregjeve, mund të gjeni zona ku ndoshta 30, 40% e qendrave shëndetësore nuk kanë qasje në energji elektrike", thotë Toby Peters, Profesor i Ekonomisë së Ftohjes, në Universitetin e Birminghamit.
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët shpenzoi 85 milionë dollarë në vitin 2019 për pajisje ftohëse, kryesisht frigoriferë me energji diellore në Afrikë dhe Azi.
Po mbledh gjithashtu rezerva shiringash dhe po krijon zinxhirin e ruajtjes frigoriferike dhe transportit për t'i paraprirë aprovimit të vaksinës.
Por në shumë vende, shkencëtarët thonë se infrastruktura shëndetësore thjesht nuk ekziston për të filluar një program të shpejtë të vaksinimit ndaj koronavirusit.
Një sfidë e shtuar është transportimi i njerëzve për tek klinikat ose zhvillimi i vizitave mjekësore në komunitet - dhe bindja e tyre se vaksina është e sigurt. Vaksina e kompanive Pfizer-BioNTech kërkon dy doza për person.
Pastaj ekziston rreziku i "nacionalizmit të vaksinave" - shqetësimi se vendet e pasura mund të blejnë të gjitha vaksinat për popullatat e tyre. Mbi 150 vende janë regjistruar në një strukturë globale të quajtur ‘COVAX’ në përpjekje për të siguruar shpërndarje të drejtë.
"Objektivi është të ndihmohet në prodhimin e dy miliardë dozave të ndryshme të vaksinave kundër COVID-it që mund të shpërndahen në të gjitha këto vende të botës deri në fund të vitit 2021", thotë Dr. Drobac.
Shkencëtarët thonë se vaksina të tjera për koronavirusin, të cilat aktualisht po testohen, mund të rezultojnë gjithashtu efektive - duke rritur shpresat për programe vaksinimi masiv.
Por ata paralajmërojnë se derisa të fillojnë programe të tilla, është me rëndësi që qeveritë dhe individët të vazhdojnë të përpiqen të përmbajnë përhapjen e virusit, ndërsa shkalla e infeksionit vazhdon të rritet. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38