Flash News

Bota

Gazetari rus gjendet i pajetë në qendër të Moskës

Gazetari rus gjendet i pajetë në qendër të Moskës

Një gazetar rus, Yegor Prosvirnin, është gjetur i pajetë në qendër të Moskës.

Sipas Daily Mail, 35-vjeçari u gjet zhveshur poshtë ballkonit të banesës së tij. Fqinjët dëshmuan se, pak para se Prosvirnin të binte nga ballkoni i katit të pestë, u dëgjuan ulërima dhe sharje.

Gazetari ndërroi jetë para se të mbërrinte ambulanca, ndërsa më vonë bashkëshortja e tij konfirmoi vdekjen.

Ishte politikani rus Roman Yuneman i cili njoftoi lajmi, teksa shtoi se para dy javësh kishte pasur një takime viktimën, dhe se gjithçka ishte dukur normale.

“Kam folur me gruan e tij. Fatkeqësisht, kështu është. Ka rënë nga dritarja, është e vërtetë, nuk i di detajet. E pashë rreth dy javë më parë, ishte në gjendje normale pune”, u shpreh politikani.

Yegor Prosvirnin ka qenë një nacionalist rus i cili ka kritikuar vazhdimisht presidentit Vladimir Putin dhe parashikoi të ndodhte një luftë civile.

Të fundit