Flash News

Bota

Gjenden trupat e pajetë të 900 civilëve në Kiev

Gjenden trupat e pajetë të 900 civilëve në Kiev

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të zbulojnë më shumë trupa përreth kryeqytetit, Kiev, më shumë se një javë pasi trupat ruse u larguan nga zona për t'u përqendruar në Ukrainën lindore.

"Me keqardhje, mund të them se kemi gjetur trupat e 900 civilëve të vdekur dhe ia kemi transferuar ekspertëve mjeko-ligjorë," tha në një konferencë shefi i policisë së rajonit të Kievit, Andriy Nebytov.

Nebytov tha se më shumë se 350 prej trupave u morën nga Bucha - ku provat e mizorive kanë çuar në akuza për krime lufte kundër trupave ruse, të mohuara me forcë nga Moska.

Heqja e rrënojave në Borodyanka dhe Makarov është ende në vazhdim dhe "do të ketë ende trupa të të vdekurve nën rrënoja," shtoi shefi i policisë.

Ai theksoi se të vrarët ishin civilë dhe nuk kishin asnjë lidhje me formacionet ushtarake.

BBC nuk është në gjendje të verifikojë këto pretendime specifike në mënyrë të pavarur.

Megjithatë, gazetarët e BBC-së kanë parë trupa me rroba civile në rrugët jashtë Kievit dhe kanë dokumentuar operacionin e madh për mbledhjen dhe identifikimin e të vdekurve në Bucha.

Të fundit