Flash News

Bota

Gjermani, nis të lulëzojë përdorimi rekreativ i kanabisit

Gjermani, nis të lulëzojë përdorimi rekreativ i kanabisit

Një ish-thertore në Dresden, Gjermani, tani është shtëpia e bimëve të kanabisit. Ato u mbollën në nëntor dhe do të korren në janar. Kjo do të shënojë korrjen e parë ligjore, në shkallë të gjerë të kanabisit në tokën gjermane.

Gjethet do të kthehen në miell kanabisi dhe do të përdoren në produktet legale të marihuanës mjekësore. Kompania që qëndron pas plantacionit quhet Demecan.

Kompania me bazë në Berlin ishte një nga tre që fituan tenderët nga agjencia gjermane e kanabisit për të prodhuar kanabis në Gjermani. Dy kompanitë e tjera janë ende duke punuar në prodhimin e tyre.

"Është në fakt diçka shumë e re. Është një strukturë unike që kemi këtu në Gjermani. Një nga objektet e vetme gjermane për kultivimin e kanabisit medicinal", tha Constantin von der Groeben, drejtor menaxhues i Demecan.

Produktet mjekësore të kanabisit u legalizuan nga Qeveria Federale në Gjermani në vitin 2016. Por qeveria e re, nën kancelarin Olaf Scholz, që mori detyrën në dhjetor 2021, dëshiron të shkojë një hap më tej dhe të legalizojë shitjen e kanabisit për përdorim rekreativ për të rriturit në dyqane të specializuara dhe të licencuara.

Do të ishte e ngjashme me legjislacionin që është në fuqi në Kanada dhe disa shtete të SHBA.Në Berlin, disa biznese fillestare me fokus kanabis janë themeluar gjatë viteve të fundit.

 

Të fundit