Flash News

Bota

Gjermani/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kundërshtohet prishja e një fshati për të ndërtuar minierë qymyri

Gjermani/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kundërshtohet

Një protestë kundër prishjes së një fshati për të ndërtuar një minierë qymyri u mbajt të dielën në Gjermani.

Aktivistët dhe qytetarët u përplasën me forcat e policisë. Efektivët hodhën spraj lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

"Nuk ka aktivistë të tjerë në fshatin Lützerath," tha policia.

Aktivistët thonë se djegia e qymyrit minon përpjekjet e Gjermanisë për të reduktuar emetimet e gazrave serrë.

Fshati është në pronësi të firmës energjetike RËE, dhe banori i fundit u shpërngul më shumë se një vit më parë.

Gjermania ka premtuar të heqë gradualisht energjinë me qymyr deri në vitin 2030. Rreth 20 protestues u plagosën dhe u dërguan në spital, sipas një mjekeje nga radhët e aktivistëve.

Një zëdhënës i policisë tha se rreth 70 oficerë ishin plagosur. Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg iu bashkua protestës dhe denoncoi "dhunën e policisë" në largimin e aktivistëve të klimës nga vendi.

Organizatorët thanë se ishin rreth 35,000 protestues, ndërsa zyrtarët e policisë floën për rreth 15,000.

Burimi: BBC

Të fundit