Flash News

Bota

Gjermania anulon Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Gjermania anulon Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Sot ka hyrë në fuqi karantinimi i dytë në shtetin e Gjermanisë pas rritjes së madhe të të infektuarve me COVID-19. Sipas vendimit të ri është vendosur që për gjithë muajin në vazhdim Gjermania do të jetë në kushte të izolimit total.

Kancelarja Angela Merkel i ka komunikuar po ashtu popullit të saj se Krishtlindjet dhe Viti i Ri do të ‘anulohen' për shkak të gjendjes së rënduar nga koronavirusi.

Asnjë festim apo grumbullim nuk do të lejohet, kështu që 2021-i  me siguri gjermanët dhe shumë të tjerë nëse vazhdohet me këto ritme të shtimit të rasteve do na gjejë duke festuar vetëm me familjen, në shtëpitë tona.

Edhe Belgjika tashmë, me masat e reja që qeveria ka marrë në luftën kundër ‘COVID-19’, ka shpallur anulimin e të gjitha tregjeve të Krishtlindjeve. Pritet që shumë shtete të tjera të marrin këto vendime për vendet e tyre.

 

Të fundit