Flash News

Bota

Gjermania kërkon nga PE të miratojë urgjentisht planin e rimëkëmbjes për COVID-19

Gjermania kërkon nga PE të miratojë urgjentisht planin e

Gjermania, si kryesuese e Presidencës së BE, i bëri sot thirrje Komisionit Evropian të miratojë buxhetin e unionit për periudhën 7-vjeçare të ardhshme me vlerë 1.8 bilionë euro, sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu i kërkoi miratimin e një plani të rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia.

Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz deklaroi se, "Ne vërejmë se numri i njerëzve të infektuar me pandeminë e virusit korona po rritet përsëri në të gjithë Evropën. Ne nuk kemi nevojë për një vonesë tani, kemi nevojë për rregullore sa më shpejt të jetë e mundur. Unë mund t'u bëj thirrje vetëm të gjitha palëve, përfshirë Parlamentin Evropian, të përmbahen nga taktikat e zakonshme të negociatave dhe të sigurohemi që një konsensus të arrihet së shpejti".

BE arriti një marrëveshje për paketën e rimëkëmbjes në korrik, e cila tani duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Të fundit