Flash News

Bota

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në

Autoritetet gjermane thonë se qeveria nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, pasi SHBA refuzoi ofertën e Polonisë për të transferuar avionët e saj MiG-29 të prodhimit rus në Ukrainë nëpërmjet një baze amerikane në Gjermani.

Kancelari Olaf Scholz thotë se Gjermania ka "siguruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes", duke përfshirë armët, por ai thotë se "padyshim që avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj".

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, Downing Street nr. 10 thotë se "nuk është e pranueshme" që pilotët dhe avionët e NATO-s të rrëzojnë aeroplanët rusë.

Një zëdhënës i kryeministrit thotë se Boris Johnson "ka thënë në mënyrë të përsëritur" se është i përkushtuar të "sigurojë armët që i duhen Ukrainës".

Më herët, Mbretëria e Bashkuar tha se po rrit furnizimin e saj me armë në Ukrainë, duke dërguar 1615 më shumë raketa të lehta antitank, si dhe raketa Javelin me rreze më të gjatë - dhe duke kërkuar dërgimin e raketave tokë-ajër.

Të fundit