Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Gjermania druhet se mund të përballet në dimër me mungesë të energjisë elektrike. Në këtë situatë, qeveria po shqyrton të gjitha burimet e mundshme për të shmangur këtë skenar. Gazi, me të cilin mbusheshin më parë boshllëqet energjetike është kthyer tani në burim të papreferuar. Kjo pasi pas fillimit të luftës në Ukrainë Rusia e ka kufizuar në 20% të sasisë të mëparshme furnizimin për Gjermaninë. Qeveria po ndërton me shpejtësi katër terminale për të importuar gaz të lëngshëm, LNG. Por gazin e shtrenjtuar që do të importojë, ajo është e detyruar ta kursejë sa më shumë.
Në këtë kuadër qeveria po shqyrton se a mund ta zbusin centralet bërthamore një krizë të furnizimit me energji të Gjermanisë. Kancelari Scholz ka lënë të kuptohet se centralet bërthamore të vendit mund të mos mbyllen sipas planit, në fund të këtij viti.
Gjasat që të mbeten hapur centralet bërthamore
Diskutimi publik për këtë hap ka nisur që në mars. Atëherë u kërkua edhe që të zgjatet koha në punë e termocentraleve me qymyr. Sa i madh është rreziku për krizën energjetike në Gjermani në dimër, këtë ministri i Ekonomisë Robert Habeck po përpiqet ta konstatojë aktualisht me një test stresi, me një skenar të rastit më të keq.
Centrali bërthamor Brokdorf, i mbyllur më 31.12.2021
Edhe pa përfunduar testi, sipas një burimi mendohet se Bavaria, landi federal i dytë nga madhësia i Gjermanisë, mund të ndodhet në një situatë problematike në rast krize energjetike në dimër. Kjo pasi energjinë elektrike Bavaria e prodhon kryesisht nga gazi dhe energjia bërthamore. Ndaj centrali i parë bërthamor, mbajtja e të cilit mund të zgjatet është ai në Bavari, Isar 2. Gjermania ka në punë edhe dy centrale të tjera bërthamore: në Baden-Vyrrtemberg (Neckarwestheim 2), në landin e tretë për nga madhësia të Gjermanisë, dhe në Saksoninë e Poshtme (Emsland). Së bashku ato prodhojnë rreth gjashtë përqind të nevojës për energji të Gjermanisë.
Mbajtja e centraleve bërthamore - thyerje tabuje për Gjermaninë
Mbajtja e centraleve bërthamore konsiderohet thyerje tabuje për Gjermaninë, sepse braktisja e energjisë bërthamore qe vendosur me ligj, që në vitin 2011. Pas katastrofës së Fukushimës, kancelarja Angela Merkel vendosi mbylljen deri në fund të 2022-it të centraleve bërthamore të Gjermanisë. Për këtë vendim ajo pati atëherë mbështetje të gjerë: si një rrugë për siguri më të madhe; për të shpëtuar nga mbetjet bërthamore të centraleve; por edhe për të nxitur burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Deri kur nisi lufta në Ukrainë, as që mendohej që ky vendim të sprapsej. Por me shpërthimin e luftës dhe me ndryshimin e politikës së Rusisë, u pa e nevojshme qe Gjermania të shkëputej nga varësia e madhe energjetike nga Rusia, në radhë të parë për furnizim me gaz. Pra veç kthesës epokale në mbrojtje, u shtrua nevoja e një kthese edhe energjetike të Gjermanisë.
Centralet bërthamore mund të jenë një burim shtesë, për të kufizuar rritjen e çmimit të energjisë. Aq më tepër kur kërkesa për të mund të rritet: shumë njerëz mund të kalojnë në ngrohje me energji elektrike, po të mungojë gazi ose kur ai të shtrenjtohet.
Me gaz Gjermania mbulon 13 përqind të nevojave të saj energjetike. Gazin nga Rusia, Gjermania e përdor për industrinë dhe për ngrohje.
Programi atomik i Franz Josef Strauß-it dhe solidariteti evropian sot
Shumë shtete po i rikthehen energjisë bërthamore. Japonia do të vërë në punë deri në dimër nëntë centrale bërthamore. Franca do të ndërtojë gjashtë centrale të reja bërthamore, veç 56 centraleve ekzistueseve që ka. Gjermania ka pasur 22 centrale bërthamore. Deri në vitin 2011 në punë qenë 15 të tilla.
Në Gjermaninë Perëndimore ishte Franz Josef Strauß-i, "Ministri Federal për Çështjet Atomike" që nisi në vitet 1950 një program bërthamor. E bëri këtë i rrethuar nga mosbesimi i fqinjëve, pasi Gjermania hitleriane qe përpjekur deri në fund të ndërtonte një bombë bërthamore.
Por besimi në energjinë e lirë bërthamore u trondit me demonstratat e viteve 1970 dhe me katastrofën e Çernobilit, më 1986. Gjermania ka pasur që në këtë kohë edhe një lëvizje të fortë ekologjike. Ajo është nga të paktat vende, ku partia ekologjiste, Të Gjelbrit, kanë qenë dhe janë në pushtet. Fillesën si parti, Të Gjelbrit në Gjermani e kanë pikërisht në lëvizjen protestuese antibërthamore.
Edhe sot Të Gjelbrit e kundërshtojnë energjinë bërthamore. Megjithatë, ministrja e Jashtme e Gjelbër, Annalena Baerbock pranoi se "tani ndodhemi në një situatë emergjente, ku po shqyrtojmë edhe njëherë gjithçka". Televizionit Bild-TV ajo i tha se ka rëndësi që "çdo hap të bëhet i bazuar në fakte."
Nga anëtarët e tjerë të qeverisë, njësoj si Të Gjelbrit, të rezervuar janë socialdemokratët. Por një zëdhënës i kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz tha se kancelari do ta vendosë kursin e veprimit "krejtësisht i lirë nga ideologjitë". Për këtë ai pret rezultatet e testit aktual, të dytë, të stresit për energjinë.
Ndërsa partia liberale, FDP, e kërkon hapur zgjatjen e mbajtjes së centraleve bërthamore - si shenjë solidariteti me Evropën. Kërkohet solidaritet edhe me Francën, në situatë të vështirë pasi i ka jashtë funksionit për shkaqe teknike gjysmën e centraleve të saj bërthamore. Të njëjtën gjë kërkojnë edhe opozitarët e CDU/CSU-së.
Rikthimi te termocentralet me qymyr - hapi tjetër i dhimbshëm
Qeveria po kërkon rrugë për të kursyer gaz, por edhe që çmimet e energjisë të mbeten nën kontroll. Ngritjen e çmimit të gazit në treg dje ajo vendosi megjithatë t'ua transportojë pjesërisht edhe konsumatorëve.
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck tha se çmimi i gazit do të rritet prej 1 tetorit. Për një familje në Gjermani, gazi do të kushtojë nga 300 deri 1000 euro më shumë në vit.
Është pikërisht kjo situatë kur qeveria gjermane bëri para pak ditësh (13.07.) një hap tjetër: riktheu në tregun e energjisë elektrike centralet që operojnë me qymyr dhe me naftë.
Me një dekret u vendos që për një periudhë të kufizuar, deri në fund të dimrit, energji të prodhojnë 27 termocentrale me qymyr. 11 prej këtyre termocentraleve, tashmë në rrjet, nuk do të nxirren prej tij. 16 të tjera do të rifuten në rrjet.
Ministri i Gjelbër i Ekonomisë, Habeck tha se përdorimi i qymyrit është një masë e dhimbshme, por e nevojshme. Objektivi i braktisjes së qymyrit në Gjermani, më e vonta në vitin 2038, sipas qeverisë, mbetet i paprekur. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38