Flash News

Bota

Gjigantët evropianë në garë për yllin e Bayern Munichu

Gjigantët evropianë në garë për yllin e Bayern Munichu

Leon Goretzka pritet të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, duke hapur rrugën për një betejë të madhe transferimi në gjithë Evropën.

Mesfushori gjerman tashmë ka tërhequr interes të fortë nga AC Milan, Inter dhe Juventus, të cilat po e monitorojnë nga afër situatën përpara afatit kalimtar veror, sipas “Calciomercato”.

Paketa totale financiare mbetet e konsiderueshme, me një bonus nënshkrimi rreth 10 milionë euro, komisione për agjentët dhe një pagë që pritet të arrijë rreth 7 milionë euro neto në vit.

Të fundit