Flash News

Bota

"Dua të vras veten"/ Dalin përgjimet e ushtarëve rusë, qajnë dhe ankohen për mungesën e furnizimeve

"Dua të vras veten"/ Dalin përgjimet e ushtarëve
Ushtarë rus të kapur rob

Mediat e huaja kanë publikuar video të ushtarëve rusë janë filmuar duke qarë teksa ankohen për mungesën e furnizimeve dhe refuzojnë urdhrat për të bombarduar zonat civile.

Në komunikimet që ata kanë zhvilluar me njëri-tjetrin janë gjetur mesazhe ku një prej tyre shkruan: "Gjithçka që dua tani është të vras ​​veten".

Në një nga bisedat e përgjuara, një ushtar dëgjohet duke humbur durimin kur pyet se kur do të arrijë ushqimi dhe karburanti. Ai thotë: 'Kemi tre ditë këtu! Kur dreqin do të jetë gati?'

Një tjetër mesazh i gjetur është një shkëmbim i tensionuar në të cilin ushtari duhet t'i kujtojë kolegut që flet nga qendra komanduese se nuk mund të përdorin artileri në një zonë derisa civilët - të cilët etiketohen 'mallrat' - të largohen.

Themeluesi i ShadowBreak, Samuel Cardillo tha se: “Ajo që kemi gjetur është se operativët rusë po veprojnë në rrëmujë të plotë. Ata nuk e kanë idenë se ku po shkojnë dhe si të komunikojnë vërtet me njëri-tjetrin siç duhet. Kishte momente kur i dëgjuam ata [ushtarët rusë] duke qarë në beteja.

Cardillo tha se disa nga mesazhet ishin gjithashtu 'provë e krimeve të luftës' sepse zbuluan urdhër për të lëshuar raketa në zonat urbane.

 

 

Të fundit