Flash News

Bota

Gjykata e Lartë britanike rrëzon planin për deportimin e emigrantëve në Ruanda

Gjykata e Lartë britanike rrëzon planin për deportimin e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar projektligjin e qeverisë britanike për të dërguar emigrantët e paligjshëm drejt Ruandës. Sipas gjykatës, propozimi është i paligjshëm për shkak të rreziqeve për azilkërkuesit.

Duke pasur parasysh këto prova, gjykata e apelit arriti në përfundimin se kishte arsye të mira për të menduar se azilkërkuesit që shkonin në Ruandë ishin në rrezik.

Gjykata e Lartë është shprehur unanimisht e mendimit se gjykata e apelit ka pasur të drejtë.

“Ne jemi unanimisht të mendimit se ata kishin të drejtë të arrinin në atë përfundim. Në të vërtetë, duke u marrë nga vetë provat, ne pajtohemi me përfundimin e tyre”, ka thënë Lordi Reed.

Të fundit