Flash News

Bota

Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzon ligjin që lejon abortet

Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzon ligjin që lejon abortet

Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi të premten vendimin historik të vitit 1973, Roe kundër Wade, që njihte të drejtën kushtetuese të gruas për një abort dhe e legalizoi atë në mbarë vendin, duke i dhënë një fitore të rëndësishme republikanëve dhe konservatorëve që duan të kufizojnë ose ndalojnë këtë procedurë.

Gjykata, me një vendim 6-3 të mundësuar nga shumica e saj konservatore, mbështeti një ligj të Misisipit të mbështetur nga republikanët që ndalon abortin pas 15 javësh.  

Gjyqtarët thanë se vendimi Roe kundër Wade që lejonte abortet ndërmjet javës 24 dhe 28 të shtatzënisë - u vendos gabimisht sepse Kushtetuta e SHBA nuk përmend specifikisht të drejtat e abortit, shkruan Reuters.

Në dhjetor, Gjykata e Lartë amerikane shqyrtoi një ligj të shtetit të Misisipit që ndalon shumicën e aborteve pas javës së 15-të të shtatzënisë.

 Gjysma e shteteve amerikane pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja.

Trembëdhjetë  shtete kanë miratuar tashmë të ashtuquajturat ligjet pro abortit, që automatikisht do ta shpallin këtë aktivitet të jashtëligjshëm pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

 

 

Të fundit